{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/3171",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/3171",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 3171",
  "text": "Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ebu Nadri, i çrobëruari i Omer ibn Ubejdullahut, e këtij i ka treguar Ebu Murra, i çrobëruari i Umu Hanes, së bijës së Ebu Talibit, se Umu Hani (Allahu qoftë i kënaqur me të!), e bija e Ebu Talibit tregon: “Vitin e Çlirimit (të Mekës) shkova tek i Dërguari i Allahut ﷺ, të cilin e gjeta duke u pastruar, ndërsa Fatimja, e bija e tij, po e mbulonte me një rrobë (që të mos shihej) . Kur i dhashë selam, ai tha: “Kush është kjo?” - Jam Umu Hani, e bija e Ebu Talibit, - i thashë. - “Mirë se vjen, Umu Hani!” - më tha ai. Pasi u la, u ngrit dhe i fali tetë rekate, i mbështjellë me një rrobë të vetme. I thashë: “O i Dërguari i Allahut, i biri i nënës sime, Aliu, po tenton të vrasë një person që unë e kam marrë nën mbrojtje, filanin, të birin e Hubejrës.” - “Atë që e ke marrë nën mbrojtje ti, është edhe nën mbrojtjen tonë, oj Umu Hani,” - tha i Dërguari i Allahut ﷺ. Umu Hani thotë: “Kjo ka ndodhur gjatë paradites.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Xhizja",
    "position": 58,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/58/xhizja"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 3171",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Umu Hani bint Ebu Talibi"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ يُوسُفَ: أَخْبَرَنَا مَالِكٌ، عَنْ أَبِي النَّضْرِ، مَوْلَى عُمَرَ بْنِ عُبَيْدِ اللَّهِ: أَنَّ أَبَا مُرَّةَ، مَوْلَى أُمِّ هَانِئٍ ابْنَةِ أَبِي طَالِبٍ أَخْبَرَهُ: أَنَّهُ، سَمِعَ أُمَّ هَانِئٍ ، ابْنَةَ أَبِي طَالِبٍ تَقُولُ: ذَهَبْتُ إِلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ عَامَ الْفَتْحِ فَوَجَدْتُهُ يَغْتَسِلُ، وَفَاطِمَةُ ابْنَتُهُ تَسْتُرُهُ، فَسَلَّمْتُ عَلَيْهِ فَقَالَ: \"مَنْ هَذِهِ؟\" فَقُلْتُ: أَنَا أُمُّ هَانِئٍ بِنْتُ أَبِي طَالِبٍ. فَقَالَ: \"مَرْحَبًا بِأُمِّ هَانِئٍ\". فَلَمَّا فَرَغَ مِنْ غُسْلِهِ قَامَ، فَصَلَّى ثَمَانَ رَكَعَاتٍ مُلْتَحِفًا فِي ثَوْبٍ وَاحِدٍ، فَقُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، زَعَمَ ابْنُ أُمِّي عَلِيٌّ أَنَّهُ قَاتِلٌ رَجُلاً قَدْ أَجَرْتُهُ فُلاَنُ بْنُ هُبَيْرَةَ. فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: \"قَدْ أَجَرْنَا مَنْ أَجَرْتِ يَا أُمَّ هَانِئٍ\". قَالَتْ أُمُّ هَانِئٍ: وَذَلِكَ ضُحًى.",
    "albanian": "Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ebu Nadri, i çrobëruari i Omer ibn Ubejdullahut, e këtij i ka treguar Ebu Murra, i çrobëruari i Umu Hanes, së bijës së Ebu Talibit, se Umu Hani (Allahu qoftë i kënaqur me të!), e bija e Ebu Talibit tregon: “Vitin e Çlirimit (të Mekës) shkova tek i Dërguari i Allahut ﷺ, të cilin e gjeta duke u pastruar, ndërsa Fatimja, e bija e tij, po e mbulonte me një rrobë (që të mos shihej) . Kur i dhashë selam, ai tha: “Kush është kjo?” - Jam Umu Hani, e bija e Ebu Talibit, - i thashë. - “Mirë se vjen, Umu Hani!” - më tha ai. Pasi u la, u ngrit dhe i fali tetë rekate, i mbështjellë me një rrobë të vetme. I thashë: “O i Dërguari i Allahut, i biri i nënës sime, Aliu, po tenton të vrasë një person që unë e kam marrë nën mbrojtje, filanin, të birin e Hubejrës.” - “Atë që e ke marrë nën mbrojtje ti, është edhe nën mbrojtjen tonë, oj Umu Hani,” - tha i Dërguari i Allahut ﷺ. Umu Hani thotë: “Kjo ka ndodhur gjatë paradites.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/3171.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/3171.json"
  }
}