{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/3173",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/3173",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 3173",
  "text": "Musededi na ka thënë: Na ka treguar Bishr ibn Mufadali, e këtij i ka treguar Jahjai, e ky nga Bushejr ibn Jesari se Sehël ibn Ebu Hathme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Abdullah ibn Sehli dhe Muhajisa ibn Mesud ibn Zejdi shkuan në Hajber gjatë kohës kur mbretëronte marrëveshja e paqes (me banorët e Hajberit) dhe aty u ndanë nga njëri-tjetri. Kur Muhajisa u kthye tek Abdullah ibn Sehli, e gjeti të vrarë, të mbytur në gjak, andaj e varrosi. Me të arritur në Medinë, Abdurrahman ibn Sehli, Muhajisa dhe Huvejisa, dy bijtë e Mesudit, shkuan te Pejgamberi ﷺ. Abdurrahmani filloi të flasë, por Pejgamberi ﷺ i tha: “Nga i madhi! Nga i madhi!” - ndërsa Abdurrahmani ishte më i vogli në mesin e tyre, - kështu që së pari folën Muhajisa dhe Huvejisa. Pejgamberi ﷺ u tha: “A po betoheni, që kështu ta meritoni shpagimin e të vrarit tuaj, - ose ka thënë: shokut tuaj ?” Ata i thanë: “E si të betohemi kur nuk kemi qenë të pranishëm e as e kemi parë me sytë tanë.” Pejgamberi ﷺ u tha: “Atëherë hebrenjtë do të shfajësohen me pesëdhjetë betime.” Ata i thanë: “E si të pranojmë betimet e një populli jobesimtar?” Kështu, Pejgamberi ﷺ e shpagoi (të vrarin) me pasurinë e vet.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Xhizja",
    "position": 58,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/58/xhizja"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 3173",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Sehël ibn Ebu Hathme"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ: حَدَّثَنَا بِشْرٌ - هُوَ ابْنُ الْمُفَضَّلِ -: حَدَّثَنَا يَحْيَى، عَنْ بُشَيْرِ بْنِ يَسَارٍ، عَنْ سَهْلِ بْنِ أَبِي حَثْمَةَ قَالَ: انْطَلَقَ عَبْدُ اللَّهِ بْنُ سَهْلٍ وَمُحَيِّصَةُ بْنُ مَسْعُودِ بْنِ زَيْدٍ إِلَى خَيْبَرَ، وَهِيَ يَوْمَئِذٍ صُلْحٌ، فَتَفَرَّقَا، فَأَتَى مُحَيِّصَةُ إِلَى عَبْدِ اللَّهِ بْنِ سَهْلٍ وَهُوَ يَتَشَحَّطُ فِي دَمٍ قَتِيلاً، فَدَفَنَهُ ثُمَّ قَدِمَ الْمَدِينَةَ، فَانْطَلَقَ عَبْدُ الرَّحْمَنِ بْنُ سَهْلٍ وَمُحَيِّصَةُ وَحُوَيِّصَةُ ابْنَا مَسْعُودٍ إِلَى النَّبِيِّ ﷺ، فَذَهَبَ عَبْدُ الرَّحْمَنِ يَتَكَلَّمُ فَقَالَ: \"كَبِّرْ كَبِّرْ\". - وَهُوَ أَحْدَثُ الْقَوْمِ -، فَسَكَتَ فَتَكَلَّمَا فَقَالَ: \"أَتَحْلِفُونَ وَتَسْتَحِقُّونَ قَاتِلَكُمْ أَوْ صَاحِبَكُمْ؟\" قَالُوا: وَكَيْفَ نَحْلِفُ وَلَمْ نَشْهَدْ وَلَمْ نَرَ قَالَ: \"فَتُبْرِيكُمْ يَهُودُ بِخَمْسِينَ\". فَقَالُوا: كَيْفَ نَأْخُذُ أَيْمَانَ قَوْمٍ كُفَّارٍ؟ فَعَقَلَهُ النَّبِيُّ ﷺ مِنْ عِنْدِهِ.",
    "albanian": "Musededi na ka thënë: Na ka treguar Bishr ibn Mufadali, e këtij i ka treguar Jahjai, e ky nga Bushejr ibn Jesari se Sehël ibn Ebu Hathme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Abdullah ibn Sehli dhe Muhajisa ibn Mesud ibn Zejdi shkuan në Hajber gjatë kohës kur mbretëronte marrëveshja e paqes (me banorët e Hajberit) dhe aty u ndanë nga njëri-tjetri. Kur Muhajisa u kthye tek Abdullah ibn Sehli, e gjeti të vrarë, të mbytur në gjak, andaj e varrosi. Me të arritur në Medinë, Abdurrahman ibn Sehli, Muhajisa dhe Huvejisa, dy bijtë e Mesudit, shkuan te Pejgamberi ﷺ. Abdurrahmani filloi të flasë, por Pejgamberi ﷺ i tha: “Nga i madhi! Nga i madhi!” - ndërsa Abdurrahmani ishte më i vogli në mesin e tyre, - kështu që së pari folën Muhajisa dhe Huvejisa. Pejgamberi ﷺ u tha: “A po betoheni, që kështu ta meritoni shpagimin e të vrarit tuaj, - ose ka thënë: shokut tuaj ?” Ata i thanë: “E si të betohemi kur nuk kemi qenë të pranishëm e as e kemi parë me sytë tanë.” Pejgamberi ﷺ u tha: “Atëherë hebrenjtë do të shfajësohen me pesëdhjetë betime.” Ata i thanë: “E si të pranojmë betimet e një populli jobesimtar?” Kështu, Pejgamberi ﷺ e shpagoi (të vrarin) me pasurinë e vet.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/3173.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/3173.json"
  }
}