Sahihu i Buhariut — Hadithi 318

Menstruacionet · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Hamadi, e ky nga Ubejdullah ibn Ebu Bekri se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Allahu ﷻ i ka obliguar një meleku përkujdesjen ndaj mitrës (fazave të krijimit të njeriut në barkun e nënës) dhe të thotë (për secilën fazë) : “O Zoti im, embrion! O Zoti im, gjak i ngjizur! O Zoti im, copë mishi!” E, kur të vijë koha për ta kompletuar krijimin e tij, thotë: “Mashkull apo femër? Fatzi apo të lumtur? Sa rrizk dhe jetëgjatësi?” Këto i shkruhen duke qenë në barkun e nënës.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ قَالَ: حَدَّثَنَا حَمَّادٌ، عَنْ عُبَيْدِ اللَّهِ بْنِ أَبِي بَكْرٍ، عَنْ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ، عَنِ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: ‏ ‏"‏إِنَّ اللَّهَ - عَزَّ وَجَلَّ - وَكَّلَ بِالرَّحِمِ مَلَكًا يَقُولُ: يَا رَبِّ نُطْفَةٌ، يَا رَبِّ عَلَقَةٌ، يَا رَبِّ مُضْغَةٌ‏.‏ فَإِذَا أَرَادَ أَنْ يَقْضِيَ خَلْقَهُ قَالَ: أَذَكَرٌ أَمْ أُنْثَى؟ شَقِيٌّ أَمْ سَعِيدٌ؟ فَمَا الرِّزْقُ وَالأَجَلُ؟ فَيُكْتَبُ فِي بَطْنِ أُمِّهِ‏"‏‏‏.‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/318