Sahihu i Buhariut — Hadithi 3180

Xhizja · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Ebu Musai na ka thënë: Na ka treguar Hashim ibn Kasimi, e këtij i ka treguar Is'hak ibn Seidi, e ky nga babai i tij se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Çfarë do të bëni atëherë kur nuk do të mund të mblidhni as dinarë, as dërhemë (për xhizje)?” - E si do të ndodhë kjo, o Ebu Hurejre? - e pyetën. - Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti i Ebu Hurejrës, se e kam të dëgjuar nga i sinqerti që i është thënë e vërteta. - Si ashtu? - Do të shkelet shenjtëria e Allahut dhe e të Dërguarit të Tij ﷺ, si pasojë, Allahu do t'i ngurtësojë zemrat e dhimive, të cilët do të refuzojnë të japin pasuritë e tyre.

Arabisht

قَالَ أَبُو مُوسَى: حَدَّثَنَا هَاشِمُ بْنُ الْقَاسِمِ: حَدَّثَنَا إِسْحَاقُ بْنُ سَعِيدٍ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه - قَالَ: كَيْفَ أَنْتُمْ إِذَا لَمْ تَجْتَبُوا دِينَارًا وَلاَ دِرْهَمًا؟ فَقِيلَ لَهُ: وَكَيْفَ تَرَى ذَلِكَ كَائِنًا يَا أَبَا هُرَيْرَةَ؟ قَالَ: إِيْ وَالَّذِي نَفْسُ أَبِي هُرَيْرَةَ بِيَدِهِ عَنْ قَوْلِ الصَّادِقِ الْمَصْدُوقِ. قَالُوا: عَمَّ ذَاكَ؟ قَالَ: تُنْتَهَكُ ذِمَّةُ اللَّهِ وَذِمَّةُ رَسُولِهِ ﷺ، فَيَشُدُّ اللَّهُ عَزَّ وَجَلَّ قُلُوبَ أَهْلِ الذِّمَّةِ، فَيَمْنَعُونَ مَا فِي أَيْدِيهِمْ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3180