Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Hatimi, e ky nga Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Esma bint Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Në kohën kur kurejshët lidhën marrëveshje paqeje dhe armëpushimi me të Dërguarin e Allahut ﷺ, erdhi nëna ime idhujtare me babanë e saj (për të më takuar). Andaj, e pyeta Pejgamberin ﷺ: “O i Dërguari i Allahut, nëna ime ka ardhur tek unë dhe dëshiron të më vizitojë. A t'i mbaj lidhjet me të?” - “Po, mbaji lidhjet me të” , - m'u përgjigj i Dërguari i Allahut ﷺ.”
حَدَّثَنَا قُتَيْبَةُ بْنُ سَعِيدٍ: حَدَّثَنَا حَاتِمٌ، عَنْ هِشَامِ بْنِ عُرْوَةَ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ أَسْمَاءَ ابْنَةِ أَبِي بَكْرٍ - رضى الله عنهما - قَالَتْ: قَدِمَتْ عَلَىَّ أُمِّي وَهِيَ مُشْرِكَةٌ فِي عَهْدِ قُرَيْشٍ، إِذْ عَاهَدُوا رَسُولَ اللَّهِ ﷺ وَمُدَّتِهِمْ، مَعَ أَبِيهَا، فَاسْتَفْتَتْ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ فَقُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، إِنَّ أُمِّي قَدِمَتْ عَلَىَّ، وَهِيَ رَاغِبَةٌ، فَأَصِلُهَا؟ قَالَ: "نَعَمْ، صِلِيهَا".