Sahihu i Buhariut — Hadithi 3195

Zanafilla e krijimit · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka rrëfyer Ibn Uleje, e ky nga Ali ibn Mubareku, e këtij i ka treguar Jahja ibn Ebu Kethiri, e ky nga Muhamed ibn Ibrahim ibn Harithi se Ebu Seleme ibn Abdurrahmani, - i cili kishte një mosmarrëveshje me disa persona (për një tokë), shkoi tek Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe ia përmendi mosmarrëveshjen, - e në atë rast ajo i tha: “O Ebu Seleme, lëre atë tokë, sepse i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Atij që bën padrejtësi, duke ia zaptuar tokën dikujt, qoftë dhe sa një pëllëmbë, (Ditën e Kiametit) , do t'i ngarkohen (në shpinë) shtatë të tilla.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَلِيُّ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: أَخْبَرَنَا ابْنُ عُلَيَّةَ، عَنْ عَلِيِّ بْنِ الْمُبَارَكِ: حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ أَبِي كَثِيرٍ، عَنْ مُحَمَّدِ بْنِ إِبْرَاهِيمَ بْنِ الْحَارِثِ، عَنْ أَبِي سَلَمَةَ بْنِ عَبْدِ الرَّحْمَنِ، - كَانَتْ بَيْنَهُ وَبَيْنَ أُنَاسٍ خُصُومَةٌ فِي أَرْضٍ، فَدَخَلَ عَلَى عَائِشَةَ فَذَكَرَ لَهَا ذَلِكَ -، فَقَالَتْ: يَا أَبَا سَلَمَةَ اجْتَنِبِ الأَرْضَ، فَإِنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ قَالَ: "مَنْ ظَلَمَ قِيدَ شِبْرٍ طُوِّقَهُ مِنْ سَبْعِ أَرَضِينَ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3195