Sahihu i Buhariut — Hadithi 3212

Zanafilla e krijimit · Transmetuesi: Hasan ibn Thabit Ensariu

Shqip

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Zuhriu se Seid ibn Musejebi tregon: “Teksa Hasani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) po këndonte poezi, në xhami hyri Omeri. Ai i tha: “Këndoja poezi në këtë xhami, atëkohë kur në të ndodhej ai që ishte më i mirë se ti.” Pastaj u kthye nga Ebu Hurejra dhe i tha: “Po të bëj be në Allahun, a e ke dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke më thënë: “Përgjigju (atyre) për mua! O Allah, ndihmoje me Shpirtin e Shenjtë!” ? Ai i tha: “Po.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَلِيُّ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ: حَدَّثَنَا الزُّهْرِيُّ، عَنْ سَعِيدِ بْنِ الْمُسَيَّبِ قَالَ: مَرَّ عُمَرُ فِي الْمَسْجِدِ وَحَسَّانُ يُنْشِدُ فَقَالَ: كُنْتُ أُنْشِدُ فِيهِ، وَفِيهِ مَنْ هُوَ خَيْرٌ مِنْكَ، ثُمَّ الْتَفَتَ إِلَى أَبِي هُرَيْرَةَ، فَقَالَ: أَنْشُدُكَ بِاللَّهِ، أَسَمِعْتَ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ يَقُولُ: "أَجِبْ عَنِّي، اللَّهُمَّ أَيِّدْهُ بِرُوحِ الْقُدُسِ" ؟ قَالَ: نَعَمْ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3212