Sahihu i Buhariut — Hadithi 3216

Zanafilla e krijimit · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shejbani, e këtij i ka treguar Jahja ibn Ebu Kethiri, e ky nga Ebu Seleme se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë: “Atë që i dhuron dy lloje të pasurisë në rrugën e Allahut, rojat e (portave të) Xhenetit do ta thërrasin: “O filan, eja këtu.” Në atë rast Ebu Bekri tha: “O i Dërguari i Allahut, ky është ai që nuk shkatërrohet.” Pejgamberi ﷺ ia ktheu: “Shpresoj që ti të jesh prej tyre.”

Arabisht

حَدَّثَنَا آدَمُ: حَدَّثَنَا شَيْبَانُ: حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ أَبِي كَثِيرٍ، عَنْ أَبِي سَلَمَةَ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه - قَالَ: سَمِعْتُ النَّبِيَّ ﷺ يَقُولُ: "مَنْ أَنْفَقَ زَوْجَيْنِ فِي سَبِيلِ اللَّهِ دَعَتْهُ خَزَنَةُ الْجَنَّةِ: أَىْ فُلُ هَلُمَّ". فَقَالَ أَبُو بَكْرٍ: ذَاكَ الَّذِي لاَ تَوَى عَلَيْهِ. قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "أَرْجُو أَنْ تَكُونَ مِنْهُمْ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3216