Sahihu i Buhariut — Hadithi 322

Menstruacionet · Transmetuesi: Umu Seleme

Shqip

Sad ibn Hafsi na ka thënë: Na ka treguar Shejbaniu, e ky nga Jahjai, e ky nga Ebu Seleme, e ky nga Zejnebe bint Ebu Seleme se Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “M'u paraqitën menstruacionet teksa isha e shtrirë nën mbulesë kadifeje së bashku me Pejgamberin ﷺ, andaj u largova fshehurazi dhe i vesha rrobat e kohës së menstruacioneve.” Ai më pyeti: - “T'u paraqitën menstruacionet?” - Po, - i thashë. Atëherë më ftoi dhe u futa bashkë me të nën mbulesën e kadifesë. Zejnebja ka thënë: “Po ashtu, ajo më ka treguar se Pejgamberi ﷺ e puthte edhe pse ishte agjërueshëm, si dhe pastroheshin nga xhunubllëku së bashku nga një enë e përbashkët.”

Arabisht

حَدَّثَنَا سَعْدُ بْنُ حَفْصٍ قَالَ: حَدَّثَنَا شَيْبَانُ، عَنْ يَحْيَى، عَنْ أَبِي سَلَمَةَ، عَنْ زَيْنَبَ ابْنَةِ أَبِي سَلَمَةَ، حَدَّثَتْهُ أَنَّ أُمَّ سَلَمَةَ قَالَتْ: حِضْتُ وَأَنَا مَعَ النَّبِيِّ ﷺ، فِي الْخَمِيلَةِ، فَانْسَلَلْتُ فَخَرَجْتُ مِنْهَا، فَأَخَذْتُ ثِيَابَ حِيضَتِي فَلَبِسْتُهَا، فَقَالَ لِي رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "أَنُفِسْتِ؟" قُلْتُ: نَعَمْ. فَدَعَانِي فَأَدْخَلَنِي مَعَهُ فِي الْخَمِيلَةِ. قَالَتْ: وَحَدَّثَتْنِي أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ كَانَ يُقَبِّلُهَا وَهُوَ صَائِمٌ، وَكُنْتُ أَغْتَسِلُ أَنَا وَالنَّبِيُّ ﷺ مِنْ إِنَاءٍ وَاحِدٍ مِنَ الْجَنَابَةِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/322