Sahihu i Buhariut — Hadithi 3221

Zanafilla e krijimit · Transmetuesi: Ebu Mesud Bedriu

Shqip

Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu se Ibn Shihabi tregon se Omer ibn Abdulazizi e vonoi pak namazin e ikindisë. Në atë rast Urve i tha: “Xhibrili ka zbritur dhe është falur para të Dërguarit të Allahut ﷺ.” Omeri ia ktheu: “Kujtohu mirë çfarë po flet, o Urve!” Urve i tha: “E kam dëgjuar Beshirin, të birin e Ebu Mesudit, të thotë: “E kam dëgjuar Ebu Mesudin se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Xhibrili zbriti dhe më priu në namaz, ndërsa unë u fala me të. Pastaj u fala me të. Pastaj u fala me të. Pastaj u fala me të. Pastaj u fala me të.” Dhe, me gishta, i numëroi pesë namaze.”

Arabisht

حَدَّثَنَا قُتَيْبَةُ: حَدَّثَنَا لَيْثٌ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ: أَنَّ عُمَرَ بْنَ عَبْدِ الْعَزِيزِ أَخَّرَ الْعَصْرَ شَيْئًا فَقَالَ لَهُ عُرْوَةُ: أَمَا إِنَّ جِبْرِيلَ قَدْ نَزَلَ فَصَلَّى أَمَامَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ. فَقَالَ عُمَرُ: اعْلَمْ مَا تَقُولُ يَا عُرْوَةُ. قَالَ: سَمِعْتُ بَشِيرَ بْنَ أَبِي مَسْعُودٍ يَقُولُ: سَمِعْتُ أَبَا مَسْعُودٍ يَقُولُ: سَمِعْتُ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ يَقُولُ: "نَزَلَ جِبْرِيلُ فَأَمَّنِي، فَصَلَّيْتُ مَعَهُ، ثُمَّ صَلَّيْتُ مَعَهُ، ثُمَّ صَلَّيْتُ مَعَهُ، ثُمَّ صَلَّيْتُ مَعَهُ، ثُمَّ صَلَّيْتُ مَعَهُ". يَحْسُبُ بِأَصَابِعِهِ خَمْسَ صَلَوَاتٍ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3221