Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Adiu, e ky nga Shuëbe, e ky nga Habib ibn Ebu Thabiti, e ky nga Zejd ibn Vehbiu se Ebu Dherri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Xhibrili më tha: “Kushdo që vdes nga umeti yt pa i bërë ortak Allahut, do të hyjë në Xhenet, - ose ka thënë: nuk do të hyjë në Zjarr .” I thashë: “Edhe nëse bën zina, edhe nëse vjedh?” Pejgamberi ﷺ u përgjigj: “Edhe nëse (i bën ato) .”
حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ بَشَّارٍ: حَدَّثَنَا ابْنُ أَبِي عَدِيٍّ، عَنْ شُعْبَةَ، عَنْ حَبِيبِ بْنِ أَبِي ثَابِتٍ، عَنْ زَيْدِ بْنِ وَهْبٍ، عَنْ أَبِي ذَرٍّ - رضى الله عنه - قَالَ: قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "قَالَ لِي جِبْرِيلُ: مَنْ مَاتَ مِنْ أُمَّتِكَ لاَ يُشْرِكُ بِاللَّهِ شَيْئًا دَخَلَ الْجَنَّةَ، أَوْ لَمْ يَدْخُلِ النَّارَ". قَالَ: وَإِنْ زَنَى وَإِنْ سَرَقَ؟ قَالَ: "وَإِنْ".