Sahihu i Buhariut — Hadithi 3226

Zanafilla e krijimit · Transmetuesi: Ebu Talha Ensariu

Shqip

Ahmedi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Vehbiu, e këtij i ka rrëfyer Amri, e këtij i ka treguar Bukejr ibn Eshexhi, e këtij i ka treguar Busr ibn Seidi, e këtij i ka treguar Zejd ibn Halid Xhuheniu, - ndërkohë, bashkë me Busr ibn Seidin transmeton edhe Ubejdullah Havlaniu, i cili ka qenë thjeshtri i Mejmunes, bashkëshortes së Pejgamberit ﷺ, - pra këtyre dyve u ka treguar Zejd ibn Halidi se Ebu Talhai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Melekët nuk hyjnë në një shtëpi ku ka piktura (frymorësh) .” Busri tregon: “Zejd ibn Halidi u sëmur, andaj shkuam për ta vizituar. Duke qenë në shtëpinë e tij, pamë një perde me vizatime. Ubejdullah Havlaniut i thashë: “A nuk na ka transmetuar vetë hadithin rreth pikturave?” Ubejdullahu iu përgjigj: “Ai, po ashtu, ka transmetuar: “Përveç vizatimeve të jofrymorëve.” Vallë, nuk e paske dëgjuar?” Unë i thashë: “Jo.” Ai më tha: “Po, e ka përmendur edhe këtë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَحْمَدُ: حَدَّثَنَا ابْنُ وَهْبٍ: أَخْبَرَنَا عَمْرٌو: أَنَّ بُكَيْرَ بْنَ الأَشَجِّ، حَدَّثَهُ: أَنَّ بُسْرَ بْنَ سَعِيدٍ حَدَّثَهُ: أَنَّ زَيْدَ بْنَ خَالِدٍ الْجُهَنِيَّ - رضى الله عنه - حَدَّثَهُ: - وَمَعَ، بُسْرِ بْنِ سَعِيدٍ عُبَيْدُ اللَّهِ الْخَوْلاَنِيُّ الَّذِي كَانَ فِي حَجْرِ مَيْمُونَةَ رضى الله عنها زَوْجِ النَّبِيِّ ﷺ - حَدَّثَهُمَا زَيْدُ بْنُ خَالِدٍ: أَنَّ أَبَا طَلْحَةَ حَدَّثَهُ: أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ قَالَ: "لاَ تَدْخُلُ الْمَلاَئِكَةُ بَيْتًا فِيهِ صُورَةٌ". قَالَ بُسْرٌ: فَمَرِضَ زَيْدُ بْنُ خَالِدٍ، فَعُدْنَاهُ فَإِذَا نَحْنُ فِي بَيْتِهِ بِسِتْرٍ فِيهِ تَصَاوِيرُ، فَقُلْتُ لِعُبَيْدِ اللَّهِ الْخَوْلاَنِيِّ: أَلَمْ يُحَدِّثْنَا فِي التَّصَاوِيرِ؟ فَقَالَ: إِنَّهُ قَالَ: "إِلاَّ رَقْمٌ فِي ثَوْبٍ". أَلاَ سَمِعْتَهُ؟ قُلْتُ: لاَ. قَالَ: بَلَى قَدْ ذَكَرَهُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3226