Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Ibn Vehbiu, e këtij i ka rrëfyer Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka treguar Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka pyetur Pejgamberin ﷺ: “A keni përjetuar ndonjë ditë më të vështirë se ditën e Uhudit?” Ai ka thënë: “Kam përjetuar shumë gjëra të rënda prej popullit tënd. Por, gjëja më e vështirë që kam përjetuar prej tyre është dita e Akabesë, kur pata kërkuar mbështetjen e Ibn Abdujalil ibn Abdukulalit, por ai nuk pranoi atë që kërkova. Kështu, u nisa i brengosur e i zhytur në mendime, saqë nuk erdha në vete derisa arrita në vendin Karnu Thealib. Aty e ngrita kokën dhe ja, një re duke më bërë hije. Aty e pashë Xhibrilin, i cili më tha: “Allahu i ka dëgjuar fjalët e popullit tënd dhe refuzimin që të është bërë. Andaj, e ka dërguar melekun e maleve, që t'i japësh urdhër ç'të duash kundër tyre .” Meleku i maleve më përshëndeti dhe më tha: “O Muhamed! Kërko ç'të duash, madje, nëse dëshiron, do t'i përmbys dy malet (rreth Mekës) mbi ta.” Pejgamberi ﷺ i tha: “Përkundrazi, shpresoj që Allahu do të nxjerrë prej pasardhësve të tyre ndokënd që do ta adhurojë Allahun, të Vetmin, pa i bërë ortak asgjë.”
حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ يُوسُفَ: أَخْبَرَنَا ابْنُ وَهْبٍ قَالَ: أَخْبَرَنِي يُونُسُ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ قَالَ: حَدَّثَنِي عُرْوَةُ: أَنَّ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - حَدَّثَتْهُ: أَنَّهَا قَالَتْ لِلنَّبِيِّ ﷺ هَلْ أَتَى عَلَيْكُمْ يَوْمٌ كَانَ أَشَدَّ مِنْ يَوْمِ أُحُدٍ؟ قَالَ: "لَقَدْ لَقِيتُ مِنْ قَوْمِكِ مَا لَقِيتُ، وَكَانَ أَشَدُّ مَا لَقِيتُ مِنْهُمْ يَوْمَ الْعَقَبَةِ، إِذْ عَرَضْتُ نَفْسِي عَلَى ابْنِ عَبْدِ يَالِيلَ بْنِ عَبْدِ كُلاَلٍ، فَلَمْ يُجِبْنِي إِلَى مَا أَرَدْتُ، فَانْطَلَقْتُ وَأَنَا مَهْمُومٌ عَلَى وَجْهِي، فَلَمْ أَسْتَفِقْ إِلاَّ وَأَنَا بِقَرْنِ الثَّعَالِبِ، فَرَفَعْتُ رَأْسِي، فَإِذَا أَنَا بِسَحَابَةٍ قَدْ أَظَلَّتْنِي، فَنَظَرْتُ فَإِذَا فِيهَا جِبْرِيلُ فَنَادَانِي فَقَالَ: إِنَّ اللَّهَ قَدْ سَمِعَ قَوْلَ قَوْمِكَ لَكَ وَمَا رَدُّوا عَلَيْكَ، وَقَدْ بَعَثَ إِلَيْكَ مَلَكَ الْجِبَالِ لِتَأْمُرَهُ بِمَا شِئْتَ فِيهِمْ، فَنَادَانِي مَلَكُ الْجِبَالِ، فَسَلَّمَ عَلَىَّ ثُمَّ قَالَ: يَا مُحَمَّدُ، فَقَالَ: ذَلِكَ فِيمَا شِئْتَ، إِنْ شِئْتَ أَنْ أُطْبِقَ عَلَيْهِمِ الأَخْشَبَيْنِ، فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: بَلْ أَرْجُو أَنْ يُخْرِجَ اللَّهُ مِنْ أَصْلاَبِهِمْ مَنْ يَعْبُدُ اللَّهَ وَحْدَهُ لاَ يُشْرِكُ بِهِ شَيْئًا".