Muhamed ibn Jusufi më ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e këtij i ka treguar Zekerija ibn Ebu Zaide, e ky nga Ibn Eshvai, e ky nga Shabiu se Mesruku thotë: E pyeta Aishen (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “Po ku po mbetet ajeti: “Pastaj iu afrua e iu lëshua, sa largësia midis dy harqeve ose edhe më afër.” ? (Nexhm, 8-9) Aishja u përgjigj: “Ai ka qenë Xhibrili. Zakonisht i paraqitej në formën e njeriut, por këtë herë i qe paraqitur në formën e vet origjinale dhe e kishte zënë horizontin.”
حَدَّثَنِي مُحَمَّدُ بْنُ يُوسُفَ: حَدَّثَنَا أَبُو أُسَامَةَ: حَدَّثَنَا زَكَرِيَّا بْنُ أَبِي زَائِدَةَ، عَنِ ابْنِ الأَشْوَعِ، عَنِ الشَّعْبِيِّ، عَنْ مَسْرُوقٍ قَالَ: قُلْتُ لِعَائِشَةَ - رضى الله عنها -: فَأَيْنَ قَوْلُهُ: ﴿ثُمَّ دَنَا فَتَدَلَّى * فَكَانَ قَابَ قَوْسَيْنِ أَوْ أَدْنَى﴾ ؟ [النجم: ٨-٩] قَالَتْ: ذَاكَ جِبْرِيلُ كَانَ يَأْتِيهِ فِي صُورَةِ الرَّجُلِ، وَإِنَّهُ أَتَاهُ هَذِهِ الْمَرَّةَ فِي صُورَتِهِ الَّتِي هِيَ صُورَتُهُ، فَسَدَّ الأُفُقَ.