Sahihu i Buhariut — Hadithi 3257

Zanafilla e krijimit · Transmetuesi: Sehël ibn Sad Saidiu

Shqip

Seid ibn Ebu Merjemi na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Mutarrifi, e këtij i ka treguar Ebu Hazimi se Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Në Xhenet janë tetë porta, njëra prej tyre quhet Rejan, nëpër të cilën do të hyjnë vetëm agjëruesit.” Po ashtu, Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ai që i dhuron dy lloje të pasurisë, thirret nga porta e Xhenetit.” Këtë e transmeton edhe Ubade nga Pejgamberi ﷺ.

Arabisht

حَدَّثَنَا سَعِيدُ بْنُ أَبِي مَرْيَمَ: حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ مُطَرِّفٍ قَالَ: حَدَّثَنِي أَبُو حَازِمٍ، عَنْ سَهْلِ بْنِ سَعْدٍ - رضى الله عنه - عَنِ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: "فِي الْجَنَّةِ ثَمَانِيَةُ أَبْوَابٍ، فِيهَا باب يُسَمَّى الرَّيَّانَ لاَ يَدْخُلُهُ إِلاَّ الصَّائِمُونَ". وَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "مَنْ أَنْفَقَ زَوْجَيْنِ دُعِيَ مِنْ بَابُ الْجَنَّةِ". فِيهِ عُبَادَةُ عَنِ النَّبِيِّ ﷺ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3257