Sahihu i Buhariut — Hadithi 3265

Zanafilla e krijimit · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Ismail ibn Ebu Uvejsiu na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Zjarri juaj është një e shtatëdhjeta pjesë e zjarrit të Xhehenemit.” Dikush i tha: “O i Dërguari i Allahut, edhe po të ishte sa zjarri i dynjasë, do të ishte i mjaftueshëm.” Ai tha: “Ai (zjarri i Xhehenemit) është për gjashtëdhjetë e nëntë hise më i nxehtë. Secila hise ka nxehtësinë e zjarrit të dynjasë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ بْنُ أَبِي أُوَيْسٍ قَالَ: حَدَّثَنِي مَالِكٌ، عَنْ أَبِي الزِّنَادِ، عَنِ الأَعْرَجِ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه -: أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ قَالَ: "نَارُكُمْ جُزْءٌ مِنْ سَبْعِينَ جُزْءًا مِنْ نَارِ جَهَنَّمَ". قِيلَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، إِنْ كَانَتْ لَكَافِيَةً. قَالَ: "فُضِّلَتْ عَلَيْهِنَّ بِتِسْعَةٍ وَسِتِّينَ جُزْءًا، كُلُّهُنَّ مِثْلُ حَرِّهَا".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3265