{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/3294",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/3294",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 3294",
  "text": "Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Jakub ibn Ibrahimi, e këtij i ka treguar babai i tij, e ky nga Salihu, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Abdulhamid ibn Abdurrahman ibn Zejdi, e këtij i ka treguar Muhamedi, i biri i Sad ibn Ebu Vekasit se babai i tij Sad ibn Ebu Vekasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa disa gra ishin duke biseduar me të Dërguarin e Allahut ﷺ dhe po e tepronin duke i ngritur zërat, Omeri kërkoi leje për të hyrë. Me të dëgjuar Omerin, ato nxituan për të kaluar në pjesën pas perdes dhe Pejgamberi ﷺ, duke qeshur, i dha leje Omerit për të hyrë. Omeri i tha: “Allahu të bëftë gjithnjë të qeshur, o i Dërguari i Allahut!” Pejgamberi ﷺ i tha: “U habita me këto që janë të pranishme, kur dëgjuan zërin tënd, nxituan për të kaluar në pjesën pas perdes.” Omeri i tha: “Ama, ti, o i Dërguari i Allahut, je më meritor që të kenë frikërespekt ndaj teje!” Pastaj u ngrit dhe tha: “Oj armiket e vetvetes, po keni frikërespekt ndaj meje, ndërsa për të Dërguarin e Allahut ﷺ jo?!” Ato i thanë: “Po, sepse ti je më nevrik dhe më i vrazhdë se i Dërguari i Allahut.” Pejgamberi ﷺ tha: “Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im se, sa herë që shejtani të has ty në ndonjë rrugë, detyrohet të ndjekë rrugë tjetër.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Zanafilla e krijimit",
    "position": 59,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/59/zanafilla-e-krijimit"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 3294",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Sad ibn Ebu Vekasi"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا عَلِيُّ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: حَدَّثَنَا يَعْقُوبُ بْنُ إِبْرَاهِيمَ قَالَ: حَدَّثَنَا أَبِي، عَنْ صَالِحٍ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ قَالَ: أَخْبَرَنِي عَبْدُ الْحَمِيدِ بْنُ عَبْدِ الرَّحْمَنِ بْنِ زَيْدٍ: أَنَّ مُحَمَّدَ بْنَ سَعْدِ بْنِ أَبِي وَقَّاصٍ: أَخْبَرَهُ: أَنَّ أَبَاهُ سَعْدَ بْنَ أَبِي وَقَّاصٍ قَالَ: اسْتَأْذَنَ عُمَرُ عَلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ، وَعِنْدَهُ نِسَاءٌ مِنْ قُرَيْشٍ يُكَلِّمْنَهُ وَيَسْتَكْثِرْنَهُ، عَالِيَةً أَصْوَاتُهُنَّ، فَلَمَّا اسْتَأْذَنَ عُمَرُ، قُمْنَ يَبْتَدِرْنَ الْحِجَابَ، فَأَذِنَ لَهُ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ، وَرَسُولُ اللَّهِ ﷺ يَضْحَكُ، فَقَالَ عُمَرُ: أَضْحَكَ اللَّهُ سِنَّكَ يَا رَسُولَ اللَّهِ. قَالَ: \"عَجِبْتُ مِنْ هَؤُلاَءِ اللاَّتِي كُنَّ عِنْدِي، فَلَمَّا سَمِعْنَ صَوْتَكَ ابْتَدَرْنَ الْحِجَابَ\". قَالَ عُمَرُ: فَأَنْتَ يَا رَسُولَ اللَّهِ، كُنْتَ أَحَقَّ أَنْ يَهَبْنَ. ثُمَّ قَالَ: أَىْ عَدُوَّاتِ أَنْفُسِهِنَّ، أَتَهَبْنَنِي وَلاَ تَهَبْنَ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ؟ قُلْنَ: نَعَمْ، أَنْتَ أَفَظُّ وَأَغْلَظُ مِنْ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ. قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: \"وَالَّذِي نَفْسِي بِيَدِهِ مَا لَقِيَكَ الشَّيْطَانُ قَطُّ سَالِكًا فَجًّا إِلاَّ سَلَكَ فَجًّا غَيْرَ فَجِّكَ\".",
    "albanian": "Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Jakub ibn Ibrahimi, e këtij i ka treguar babai i tij, e ky nga Salihu, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Abdulhamid ibn Abdurrahman ibn Zejdi, e këtij i ka treguar Muhamedi, i biri i Sad ibn Ebu Vekasit se babai i tij Sad ibn Ebu Vekasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa disa gra ishin duke biseduar me të Dërguarin e Allahut ﷺ dhe po e tepronin duke i ngritur zërat, Omeri kërkoi leje për të hyrë. Me të dëgjuar Omerin, ato nxituan për të kaluar në pjesën pas perdes dhe Pejgamberi ﷺ, duke qeshur, i dha leje Omerit për të hyrë. Omeri i tha: “Allahu të bëftë gjithnjë të qeshur, o i Dërguari i Allahut!” Pejgamberi ﷺ i tha: “U habita me këto që janë të pranishme, kur dëgjuan zërin tënd, nxituan për të kaluar në pjesën pas perdes.” Omeri i tha: “Ama, ti, o i Dërguari i Allahut, je më meritor që të kenë frikërespekt ndaj teje!” Pastaj u ngrit dhe tha: “Oj armiket e vetvetes, po keni frikërespekt ndaj meje, ndërsa për të Dërguarin e Allahut ﷺ jo?!” Ato i thanë: “Po, sepse ti je më nevrik dhe më i vrazhdë se i Dërguari i Allahut.” Pejgamberi ﷺ tha: “Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im se, sa herë që shejtani të has ty në ndonjë rrugë, detyrohet të ndjekë rrugë tjetër.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/3294.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/3294.json"
  }
}