Musededi na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Kethiri, e ky nga Atai se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Mbuloni enët, lidhni grykat e enëve të lëkurës, mbyllni dyert dhe mbani fëmijët brenda në mbrëmje, sepse atëherë xhinët shpërndahen dhe rrëmbejnë gjëra. Fikni fanarët kur të shtriheni (për të fjetur) , sepse miu mund ta tërheqë fitilin dhe t'i djegin banorët e shtëpisë.” Ibn Xhurejxhi dhe Habibi transmetojnë nga Atai se (Pejgamberi ﷺ) ka thënë: “... sep se atëherë shejtanët.”
حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ: حَدَّثَنَا حَمَّادُ بْنُ زَيْدٍ، عَنْ كَثِيرٍ، عَنْ عَطَاءٍ، عَنْ جَابِرِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ - رضى الله عنهما - رَفَعَهُ قَالَ: "خَمِّرُوا الآنِيَةَ، وَأَوْكِئوا الأَسْقِيَةَ، وَأَجِيفُوا الأَبْوَابَ، وَاكْفِتُوا صِبْيَانَكُمْ عِنْدَ الْمَسَاءِ، فَإِنَّ لِلْجِنِّ انْتِشَارًا وَخَطْفَةً، وَأَطْفِئُوا الْمَصَابِيحَ عِنْدَ الرُّقَادِ، فَإِنَّ الْفُوَيْسِقَةَ رُبَّمَا اجْتَرَّتِ الْفَتِيلَةَ فَأَحْرَقَتْ أَهْلَ الْبَيْتِ". قَالَ ابْنُ جُرَيْجٍ وَحَبِيبٌ عَنْ عَطَاءٍ: "فَإِنَّ لِلشَّيَاطِينِ".