Sahihu i Buhariut — Hadithi 3317

Zanafilla e krijimit · Transmetuesi: Abdullah ibn Mesudi

Shqip

Abde ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka rrëfyer Jahja ibn Ademi, e ky nga Israili, e ky nga Mensuri, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Alkame se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa ishim me të Dërguarin e Allahut ﷺ në një shpellë (në Mina), iu shpall surja Murselat. Ne e mësonim atë nga goja e tij. Papritmas, na doli një gjarpër nga një vrimë. Ne iu vërsulëm për ta mbytur, por ai na iku dhe u fut sërish në vrimë. Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “I shpëtoi së keqes suaj ashtu siç i shpëtuat ju së keqes së tij.” Njëjtë është transmetuar edhe nga Israili, e ky nga Ameshi, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Alkame, e ky nga Abdullahu, i cili ka thënë: “Ne e mësonim atë nga goja e tij, të freskët. (Këtë transmetim nga) Mensuri e fuqizon Ebu Avane nga Mugire. Ndërkaq, Hafsi, Ebu Muaviu dhe Sulejman ibn Karmi e transmetojnë nga Ameshi, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Esvedi, e ky nga Abdullahu.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدَةُ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: أَخْبَرَنَا يَحْيَى بْنُ آدَمَ، عَنْ إِسْرَائِيلَ، عَنْ مَنْصُورٍ، عَنْ إِبْرَاهِيمَ، عَنْ عَلْقَمَةَ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ قَالَ: كُنَّا مَعَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فِي غَارٍ فَنَزَلَتْ: الْمُرْسَلاَت، فَإِنَّا لَنَتَلَقَّاهَا مِنْ فِيهِ، إِذْ خَرَجَتْ حَيَّةٌ مِنْ جُحْرِهَا فَابْتَدَرْنَاهَا لِنَقْتُلَهَا، فَسَبَقَتْنَا فَدَخَلَتْ جُحْرَهَا، فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "وُقِيَتْ شَرَّكُمْ، كَمَا وُقِيتُمْ شَرَّهَا". وَعَنْ إِسْرَائِيلَ عَنِ الأَعْمَشِ عَنْ إِبْرَاهِيمَ عَنْ عَلْقَمَةَ عَنْ عَبْدِ اللَّهِ مِثْلَهُ قَالَ: وَإِنَّا لَنَتَلَقَّاهَا مِنْ فِيهِ رَطْبَةً. وَتَابَعَهُ أَبُو عَوَانَةَ عَنْ مُغِيرَةَ. وَقَالَ حَفْصٌ وَأَبُو مُعَاوِيَةَ وَسُلَيْمَانُ بْنُ قَرْمٍ عَنِ الأَعْمَشِ عَنْ إِبْرَاهِيمَ عَنِ الأَسْوَدِ عَنْ عَبْدِ اللَّهِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3317