Sahihu i Buhariut — Hadithi 3328

Rrëfimet e pejgamberëve · Transmetuesi: Umu Seleme

Shqip

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij, e ky nga Zejnebe bint Ebu Seleme se Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Umu Sulejmi i tha Pejgamberit ﷺ: “O i Dërguari i Allahut! Allahu nuk turpërohet nga e vërteta: (andaj) nëse femra ejakulon në gjumë, a i obligohet gusli?” Pejgamberi ﷺ tha: “Po, nëse sheh se është lagur.” Atëherë, Umu Seleme qeshi dhe tha: “O i Dërguari i Allahut! A edhe gruaja ejakuluaka?” Pejgamberi ﷺ i tha: “E si do t'i ngjante fëmija asaj?”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ: حَدَّثَنَا يَحْيَى، عَنْ هِشَامِ بْنِ عُرْوَةَ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ زَيْنَبَ بِنْتِ أَبِي سَلَمَةَ، عَنْ أُمِّ سَلَمَةَ: أَنَّ أُمَّ سُلَيْمٍ قَالَتْ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، إِنَّ اللَّهَ لاَ يَسْتَحْيِي مِنَ الْحَقِّ، فَهَلْ عَلَى الْمَرْأَةِ الْغُسْلُ إِذَا احْتَلَمَتْ؟ قَالَ: "نَعَمْ، إِذَا رَأَتِ الْمَاءَ". فَضَحِكَتْ أُمُّ سَلَمَةَ، فَقَالَتْ: تَحْتَلِمُ الْمَرْأَةُ؟ فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "فَبِمَا يُشْبِهُ الْوَلَدُ؟"

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3328