Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Ubejdullah ibn Ebu Bekër ibn Enesi se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Allahu ﷻ ia ka obliguar një meleku përkujdesjen ndaj mitrës (fazave të krijimit të njeriut në barkun e nënës) dhe të thotë (për secilën fazë) : “O Zoti im, embrion! O Zoti im, gjak i ngjizur! O Zoti im, copë mishi!” E, kur të vijë koha për ta kompletuar krijimin e tij, thotë: “O Zoti im, mashkull apo femër? O Zoti im, fatzi apo i lumtur? Sa rrizk e sa jetëgjatësi?” Pra, këto i shkruhen duke qenë në barkun e nënës.”
حَدَّثَنَا أَبُو النُّعْمَانِ: حَدَّثَنَا حَمَّادُ بْنُ زَيْدٍ، عَنْ عُبَيْدِ اللَّهِ بْنِ أَبِي بَكْرِ بْنِ أَنَسٍ، عَنْ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ - رضى الله عنه - عَنِ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: "إِنَّ اللَّهَ وَكَّلَ فِي الرَّحِمِ مَلَكًا فَيَقُولُ: يَا رَبِّ نُطْفَةٌ، يَا رَبِّ عَلَقَةٌ، يَا رَبِّ مُضْغَةٌ. فَإِذَا أَرَادَ أَنْ يَخْلُقَهَا قَالَ: يَا رَبِّ، أَذَكَرٌ أَمْ أُنْثَى؟ يَا رَبِّ شَقِيٌّ أَمْ سَعِيدٌ؟ فَمَا الرِّزْقُ فَمَا الأَجَلُ؟ فَيُكْتَبُ كَذَلِكَ فِي بَطْنِ أُمِّهِ".