Sahihu i Buhariut — Hadithi 3334

Rrëfimet e pejgamberëve · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Kajs ibn Hafsi na ka thënë: Na ka treguar Halid ibn Harithi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Ebu Imran Xhevniu se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), duke ia atribuuar këtë fjalë Pejgamberit ﷺ, ka thënë: “Allahu, të dënuarit me dënimin më të lehtë në Xhehenem, do t'i thotë: “Sikur të posedoje gjithçka në Tokë, a do ta flijoje për të shpëtuar nga kjo?” - Po, - përgjigjet ai. Atëherë Allahu ia kthen: “Teksa ishe në shpinën e Ademit, të kërkova diçka edhe më të lehtë se kjo: të mos më bëje ortak. Por, ti nuk doje ndryshe, përveçse të më bëje ortak.”

Arabisht

حَدَّثَنَا قَيْسُ بْنُ حَفْصٍ: حَدَّثَنَا خَالِدُ بْنُ الْحَارِثِ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ، عَنْ أَبِي عِمْرَانَ الْجَوْنِيِّ، عَنْ أَنَسٍ يَرْفَعُهُ: "أَنَّ اللَّهَ، يَقُولُ لِأَهْوَنِ أَهْلِ النَّارِ عَذَابًا: لَوْ أَنَّ لَكَ مَا فِي الأَرْضِ مِنْ شَىْءٍ كُنْتَ تَفْتَدِي بِهِ؟ قَالَ: نَعَمْ. قَالَ: فَقَدْ سَأَلْتُكَ مَا هُوَ أَهْوَنُ مِنْ هَذَا وَأَنْتَ فِي صُلْبِ آدَمَ أَنْ لاَ تُشْرِكَ بِي، فَأَبَيْتَ إِلاَّ الشِّرْكَ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3334