{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/3342",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/3342",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 3342",
  "text": "Abdani na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Junusi, e ky nga Zuhriu. [t]: Ahmed ibn Salihu na ka thënë: Na ka treguar Anbese, e këtij i ka treguar Junusi, e ky nga Ibn Shihabi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ebu Dherri transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Një natë, teksa isha në Mekë, u hap çatia e shtëpisë dhe zbriti Xhibrili, i cili ma hapi gjoksin dhe ma pastroi me ujë Zemzemi. Pastaj, solli një enë prej ari, të mbushur me urtësi e besim, dhe ma derdhi në gjoks e ma mbylli (gjoksin) . Më pas, më kapi për dore dhe më ngriti në qiell. Me të arritur te qielli i dynjasë, Xhibrili i tha rojës së qiellit: - Hape. - Kush është? - pyeti roja. - Xhibrili. - A është ndokush me ty? - pyeti roja. - Me mua është Muhamedi ﷺ, - ia ktheu Xhibrili. - A i ka zbritur shpallja? - pyeti roja. - Po, andaj hape (derën) - tha Xhibrili. Me të hipur mbi qiellin e dynjasë, kur ja, një burrë, anash të cilit ndodheshin turma njerëzish. Sa herë që shikonte në të djathtë, qeshte; sa herë që shikonte në të majtë, qante. Kur më pa, më tha: “Mirë se vjen, o Pejgamber dhe bir i mirë!” E pyeta Xhibrilin: - Kush është ky? - Ademi. Ndërkaq, këto turma në të djathtë dhe në të majtë janë pasardhësit e tij. Këta nga e djathta janë banorët e Xhenetit, kurse turma në të majtë janë banorët e Zjarrit. Sa herë që shikon në të djathtë, qesh; sa herë që shikon në të majtë, qan, - tha ai. Pastaj, Xhibrili vazhdoi të udhëtojë lart, derisa arritëm te qielli i dytë. (Xhibrili) i tha rojës së qiellit: “Hape.” Edhe ky e pyeti sikurse i pari, pastaj e hapi derën.” Enesi thotë: “Pastaj Pejgamberi ﷺ tregoi se i ka parë nëpër qiej Idrisin, Musain, Isain dhe Ibrahimin, paqja e Allahut qoftë mbi ta! Ndërkaq, Ebu Dherri, në transmetimin e tij, nuk përmend vendqëndrimet e tyre, përveç për Ademin, për të cilin ka thënë se është në qiellin e dynjasë, si dhe për Ibrahimin, në qiellin e gjashtë. Enesi vazhdon: “E, kur Xhibrili (dhe Pejgamberi ﷺ) kaloi tek Idrisi ﷺ, ai i tha: “Mirë se vjen, o Pejgamber dhe vëlla i mirë!” Pejgamberi ﷺ thotë: “E pyeta Xhibrilin: “Kush është ky?” Më tha: “Ky është Idrisi.” Pastaj kaluam te Musai ﷺ dhe më tha: “Mirë se vjen, o Pejgamber dhe vëlla i mirë!” Pyeta: “Po ky, kush është?” - Ky është Musai, - më tha Xhibrili. Pastaj kaluam tek Isai ﷺ dhe më tha: “Mirë se vjen, o Pejgamber dhe vëlla i mirë!” E pyeta Xhibrilin: “Kush është ky?” Më tha: “Ky është Isai.” Pastaj kaluam tek Ibrahimi ﷺ dhe më tha: “Mirë se vjen, o Pejgamber dhe bir i mirë!” Pyeta: “E ky, kush është?” Xhibrili më tha: “Ky është Ibrahimi ﷺ.” Ibn Hazmi më ka rrëfyer nga Ibn Abasi dhe Ebu Haje Ensariu, se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Pastaj jam ngritur derisa kam arritur në një lartësi ku dëgjoja edhe fëshfërimën e lapsave (që shkruajnë caktimet vjetore nga Pllaka e Ruajtur) .” Ibn Hazmi dhe Enes ibn Maliku kanë thënë (pastaj): “Pejgamberi ﷺ tha: “Allahu ia obligoi umetit tim pesëdhjetë namaze. U ktheva me këtë urdhër, por, duke kaluar pranë Musait, më pyeti: - Çfarë i obligoi Allahu umetit tënd? - I obligoi pesëdhjetë namaze, - i thashë. - Kthehu te Zoti yt (dhe kërko lehtësim) , sepse umeti yt nuk mund ta përballojë këtë, - më tha ai. U ktheva dhe kërkova lehtësim, kurse Allahu ﷻ e përgjysmoi numrin e tyre. U ktheva te Musai, por ai prapë më tha: “Kthehu dhe kërko sërish të ta lehtësojë”, - dhe e përmendi rastin e njëjtë. - Allahu sërish e hoqi gjysmën e tyre. Kur u ktheva te Musai, më tha: “Kthehu, sepse umeti yt nuk mund ta përballojë.” U ktheva sërish dhe kërkova të ma lehtësojë. Atëherë, Allahu ﷻ tha: “Ato janë pesë (për t'u kryer) , por janë pesëdhjetë (për t'u shpërblyer) . Tek Unë fjalët nuk ndryshojnë.” Pasi u ktheva, Musai më tha: “Kthehu sërish te Zoti yt.” Mirëpo, u turpërova nga Zoti im (andaj nuk u ktheva) . Pastaj, rrugëtimi vazhdoi, derisa arrita në Sidretul Munteha, e cila vërshoi nga një mori ngjyrash, që nuk e dija çfarë ishin. Më futën edhe në Xhenet, ku pashë kube (pallate të vogla) prej margaritarëve, dheu i të cilit (Xhenetit) ishte prej myshkut.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Rrëfimet e pejgamberëve",
    "position": 60,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/60/rrefimet-e-pejgambereve"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 3342",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Ebu Dherr Gifariu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "قَالَ عَبْدَانُ: أَخْبَرَنَا عَبْدُ اللَّهِ: أَخْبَرَنَا يُونُسُ، عَنِ الزُّهْرِيِّ؛ [ح:] حَدَّثَنَا أَحْمَدُ بْنُ صَالِحٍ قَالَ: حَدَّثَنَا عَنْبَسَةُ: حَدَّثَنَا يُونُسُ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ قَالَ: قَالَ أَنَسٌ: كَانَ أَبُو ذَرٍّ - رضى الله عنه - يُحَدِّثُ أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ قَالَ: \"فُرِجَ عَنْ سَقْفِ بَيْتِي وَأَنَا بِمَكَّةَ، فَنَزَلَ جِبْرِيلُ، فَفَرَجَ صَدْرِي، ثُمَّ غَسَلَهُ بِمَاءِ زَمْزَمَ، ثُمَّ جَاءَ بِطَسْتٍ مِنْ ذَهَبٍ مُمْتَلِئٍ حِكْمَةً وَإِيمَانًا فَأَفْرَغَهَا فِي صَدْرِي، ثُمَّ أَطْبَقَهُ ثُمَّ أَخَذَ بِيَدِي، فَعَرَجَ بِي إِلَى السَّمَاءِ، فَلَمَّا جَاءَ إِلَى السَّمَاءِ الدُّنْيَا، قَالَ جِبْرِيلُ لِخَازِنِ السَّمَاءِ: افْتَحْ. قَالَ: مَنْ هَذَا؟ قَالَ: هَذَا جِبْرِيلُ. قَالَ: مَعَكَ أَحَدٌ؟ قَالَ: مَعِيَ مُحَمَّدٌ. قَالَ: أُرْسِلَ إِلَيْهِ؟ قَالَ: نَعَمْ، فَافْتَحْ. فَلَمَّا عَلَوْنَا السَّمَاءَ إِذَا رَجُلٌ عَنْ يَمِينِهِ أَسْوِدَةٌ، وَعَنْ يَسَارِهِ أَسْوِدَةٌ، فَإِذَا نَظَرَ قِبَلَ يَمِينِهِ ضَحِكَ، وَإِذَا نَظَرَ قِبَلَ شِمَالِهِ بَكَى فَقَالَ: مَرْحَبًا بِالنَّبِيِّ الصَّالِحِ وَالاِبْنِ الصَّالِحِ. قُلْتُ: مَنْ هَذَا يَا جِبْرِيلُ؟ قَالَ: هَذَا آدَمُ، وَهَذِهِ الأَسْوِدَةُ عَنْ يَمِينِهِ، وَعَنْ شِمَالِهِ نَسَمُ بَنِيهِ، فَأَهْلُ الْيَمِينِ مِنْهُمْ أَهْلُ الْجَنَّةِ، وَالأَسْوِدَةُ الَّتِي عَنْ شِمَالِهِ أَهْلُ النَّارِ، فَإِذَا نَظَرَ قِبَلَ يَمِينِهِ ضَحِكَ، وَإِذَا نَظَرَ قِبَلَ شِمَالِهِ بَكَى، ثُمَّ عَرَجَ بِي جِبْرِيلُ، حَتَّى أَتَى السَّمَاءَ الثَّانِيَةَ، فَقَالَ لِخَازِنِهَا: افْتَحْ. فَقَالَ لَهُ خَازِنُهَا مِثْلَ مَا قَالَ الأَوَّلُ، فَفَتَحَ\". قَالَ أَنَسٌ: فَذَكَرَ أَنَّهُ وَجَدَ فِي السَّمَوَاتِ إِدْرِيسَ وَمُوسَى وَعِيسَى وَإِبْرَاهِيمَ، وَلَمْ يُثْبِتْ لِي كَيْفَ مَنَازِلُهُمْ، غَيْرَ أَنَّهُ قَدْ ذَكَرَ أَنَّهُ وَجَدَ آدَمَ فِي السَّمَاءِ الدُّنْيَا، وَإِبْرَاهِيمَ فِي السَّادِسَةِ. وَقَالَ أَنَسٌ: فَلَمَّا مَرَّ جِبْرِيلُ بِإِدْرِيسَ. قَالَ: \"مَرْحَبًا بِالنَّبِيِّ الصَّالِحِ وَالأَخِ الصَّالِحِ. فَقُلْتُ: مَنْ هَذَا؟ قَالَ: هَذَا إِدْرِيسُ، ثُمَّ مَرَرْتُ بِمُوسَى فَقَالَ: مَرْحَبًا بِالنَّبِيِّ الصَّالِحِ وَالأَخِ الصَّالِحِ. قُلْتُ: مَنْ هَذَا؟ قَالَ: هَذَا مُوسَى. ثُمَّ مَرَرْتُ بِعِيسَى، فَقَالَ: مَرْحَبًا بِالنَّبِيِّ الصَّالِحِ وَالأَخِ الصَّالِحِ. قُلْتُ: مَنْ هَذَا؟ قَالَ: عِيسَى. ثُمَّ مَرَرْتُ بِإِبْرَاهِيمَ، فَقَالَ: مَرْحَبًا بِالنَّبِيِّ الصَّالِحِ وَالاِبْنِ الصَّالِحِ. قُلْتُ: مَنْ هَذَا؟ قَالَ: هَذَا إِبْرَاهِيمُ\". قَالَ: وَأَخْبَرَنِي ابْنُ حَزْمٍ أَنَّ ابْنَ عَبَّاسٍ وَأَبَا حَبَّةَ الأَنْصَارِيَّ كَانَا يَقُولاَنِ: قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: \"ثُمَّ عُرِجَ بِي حَتَّى ظَهَرْتُ لِمُسْتَوًى أَسْمَعُ صَرِيفَ الأَقْلاَمِ\". قَالَ ابْنُ حَزْمٍ وَأَنَسُ بْنُ مَالِكٍ - رضى الله عنهما -: قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: \"فَفَرَضَ اللَّهُ عَلَىَّ خَمْسِينَ صَلاَةً، فَرَجَعْتُ بِذَلِكَ حَتَّى أَمُرَّ بِمُوسَى. فَقَالَ لِي مُوسَى: مَا الَّذِي فُرِضَ عَلَى أُمَّتِكَ؟ قُلْتُ: فَرَضَ عَلَيْهِمْ خَمْسِينَ صَلاَةً. قَالَ: فَرَاجِعْ رَبَّكَ، فَإِنَّ أُمَّتَكَ لاَ تُطِيقُ ذَلِكَ. فَرَجَعْتُ فَرَاجَعْتُ رَبِّي فَوَضَعَ شَطْرَهَا. فَرَجَعْتُ إِلَى مُوسَى، فَقَالَ: رَاجِعْ رَبَّكَ، فَذَكَرَ مِثْلَهُ، فَوَضَعَ شَطْرَهَا، فَرَجَعْتُ إِلَى مُوسَى، فَأَخْبَرْتُهُ فَقَالَ: رَاجِعْ رَبَّكَ، فَإِنَّ أُمَّتَكَ لاَ تُطِيقُ ذَلِكَ. فَرَجَعْتُ فَرَاجَعْتُ رَبِّي فَقَالَ: هِيَ خَمْسٌ، وَهِيَ خَمْسُونَ، لاَ يُبَدَّلُ الْقَوْلُ لَدَىَّ. فَرَجَعْتُ إِلَى مُوسَى، فَقَالَ: رَاجِعْ رَبَّكَ. فَقُلْتُ: قَدِ اسْتَحْيَيْتُ مِنْ رَبِّي. ثُمَّ انْطَلَقَ، حَتَّى أَتَى السِّدْرَةَ الْمُنْتَهَى، فَغَشِيَهَا أَلْوَانٌ لاَ أَدْرِي مَا هِيَ، ثُمَّ أُدْخِلْتُ الْجَنَّةَ فَإِذَا فِيهَا جَنَابِذُ اللُّؤْلُؤِ وَإِذَا تُرَابُهَا الْمِسْكُ\".",
    "albanian": "Abdani na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Junusi, e ky nga Zuhriu. [t]: Ahmed ibn Salihu na ka thënë: Na ka treguar Anbese, e këtij i ka treguar Junusi, e ky nga Ibn Shihabi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ebu Dherri transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Një natë, teksa isha në Mekë, u hap çatia e shtëpisë dhe zbriti Xhibrili, i cili ma hapi gjoksin dhe ma pastroi me ujë Zemzemi. Pastaj, solli një enë prej ari, të mbushur me urtësi e besim, dhe ma derdhi në gjoks e ma mbylli (gjoksin) . Më pas, më kapi për dore dhe më ngriti në qiell. Me të arritur te qielli i dynjasë, Xhibrili i tha rojës së qiellit: - Hape. - Kush është? - pyeti roja. - Xhibrili. - A është ndokush me ty? - pyeti roja. - Me mua është Muhamedi ﷺ, - ia ktheu Xhibrili. - A i ka zbritur shpallja? - pyeti roja. - Po, andaj hape (derën) - tha Xhibrili. Me të hipur mbi qiellin e dynjasë, kur ja, një burrë, anash të cilit ndodheshin turma njerëzish. Sa herë që shikonte në të djathtë, qeshte; sa herë që shikonte në të majtë, qante. Kur më pa, më tha: “Mirë se vjen, o Pejgamber dhe bir i mirë!” E pyeta Xhibrilin: - Kush është ky? - Ademi. Ndërkaq, këto turma në të djathtë dhe në të majtë janë pasardhësit e tij. Këta nga e djathta janë banorët e Xhenetit, kurse turma në të majtë janë banorët e Zjarrit. Sa herë që shikon në të djathtë, qesh; sa herë që shikon në të majtë, qan, - tha ai. Pastaj, Xhibrili vazhdoi të udhëtojë lart, derisa arritëm te qielli i dytë. (Xhibrili) i tha rojës së qiellit: “Hape.” Edhe ky e pyeti sikurse i pari, pastaj e hapi derën.” Enesi thotë: “Pastaj Pejgamberi ﷺ tregoi se i ka parë nëpër qiej Idrisin, Musain, Isain dhe Ibrahimin, paqja e Allahut qoftë mbi ta! Ndërkaq, Ebu Dherri, në transmetimin e tij, nuk përmend vendqëndrimet e tyre, përveç për Ademin, për të cilin ka thënë se është në qiellin e dynjasë, si dhe për Ibrahimin, në qiellin e gjashtë. Enesi vazhdon: “E, kur Xhibrili (dhe Pejgamberi ﷺ) kaloi tek Idrisi ﷺ, ai i tha: “Mirë se vjen, o Pejgamber dhe vëlla i mirë!” Pejgamberi ﷺ thotë: “E pyeta Xhibrilin: “Kush është ky?” Më tha: “Ky është Idrisi.” Pastaj kaluam te Musai ﷺ dhe më tha: “Mirë se vjen, o Pejgamber dhe vëlla i mirë!” Pyeta: “Po ky, kush është?” - Ky është Musai, - më tha Xhibrili. Pastaj kaluam tek Isai ﷺ dhe më tha: “Mirë se vjen, o Pejgamber dhe vëlla i mirë!” E pyeta Xhibrilin: “Kush është ky?” Më tha: “Ky është Isai.” Pastaj kaluam tek Ibrahimi ﷺ dhe më tha: “Mirë se vjen, o Pejgamber dhe bir i mirë!” Pyeta: “E ky, kush është?” Xhibrili më tha: “Ky është Ibrahimi ﷺ.” Ibn Hazmi më ka rrëfyer nga Ibn Abasi dhe Ebu Haje Ensariu, se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Pastaj jam ngritur derisa kam arritur në një lartësi ku dëgjoja edhe fëshfërimën e lapsave (që shkruajnë caktimet vjetore nga Pllaka e Ruajtur) .” Ibn Hazmi dhe Enes ibn Maliku kanë thënë (pastaj): “Pejgamberi ﷺ tha: “Allahu ia obligoi umetit tim pesëdhjetë namaze. U ktheva me këtë urdhër, por, duke kaluar pranë Musait, më pyeti: - Çfarë i obligoi Allahu umetit tënd? - I obligoi pesëdhjetë namaze, - i thashë. - Kthehu te Zoti yt (dhe kërko lehtësim) , sepse umeti yt nuk mund ta përballojë këtë, - më tha ai. U ktheva dhe kërkova lehtësim, kurse Allahu ﷻ e përgjysmoi numrin e tyre. U ktheva te Musai, por ai prapë më tha: “Kthehu dhe kërko sërish të ta lehtësojë”, - dhe e përmendi rastin e njëjtë. - Allahu sërish e hoqi gjysmën e tyre. Kur u ktheva te Musai, më tha: “Kthehu, sepse umeti yt nuk mund ta përballojë.” U ktheva sërish dhe kërkova të ma lehtësojë. Atëherë, Allahu ﷻ tha: “Ato janë pesë (për t'u kryer) , por janë pesëdhjetë (për t'u shpërblyer) . Tek Unë fjalët nuk ndryshojnë.” Pasi u ktheva, Musai më tha: “Kthehu sërish te Zoti yt.” Mirëpo, u turpërova nga Zoti im (andaj nuk u ktheva) . Pastaj, rrugëtimi vazhdoi, derisa arrita në Sidretul Munteha, e cila vërshoi nga një mori ngjyrash, që nuk e dija çfarë ishin. Më futën edhe në Xhenet, ku pashë kube (pallate të vogla) prej margaritarëve, dheu i të cilit (Xhenetit) ishte prej myshkut.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/3342.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/3342.json"
  }
}