{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/3348",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/3348",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 3348",
  "text": "Is'hak ibn Nasri më ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Ameshi, e këtij i ka treguar Ebu Salihu se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Allahu i Lartësuar do të thotë: - O Adem! - Po të përgjigjem me shumë kënaqësi, mirësia është në Duart e Tua, - iu përgjigj Ademi. - Nxirre (ndaje prej pasardhësve të tu) grupin e Zjarrit, - i thotë Allahu. - E cilët janë grupi i Zjarrit? - pyet Ademi. - Në çdo një mijë, nëntëqind e nëntëdhjetë e nëntë (janë banorë të Zjarrit) , - i thotë Allahu Fuqiplotë. Atë ditë, edhe fëmija do të thinjet: “... Çdo grua me fëmijë në gji do ta harrojë fëmijën e saj dhe çdo grua shtatzënë do ta hedhë barrën e vet. Njerëzit do t'i shihni si të dehur, ndonëse ata nuk do të jenë të dehur, por dënimi i Allahut është i ashpër.” (Haxh, 2) Të pranishmit e pyetën: “O i Dërguari i Allahut, e cili nga ne është ai i vetmi (që do të hyjë në Xhenet nga mesi i një mijë njerëzve).” Ai u tha: “Po ju përgëzoj se një është prej jush, ndërsa një mijë prej jexhuxhëve dhe mexhuxhëve. Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, se shpresoj që ju do të jeni çereku i banorëve të Xhenetit.” Ne bëmë tekbir. Pastaj ai tha: “Shpresoj se do të jeni një e treta e banorëve të Xhenetit.” Ne bëmë tekbir. Së treti, Pejgamberi ﷺ tha: “Shpresoj se ju do të jeni gjysma e banorëve të Xhenetit.” Ne bëmë përsëri tekbir dhe Pejgamberi ﷺ tha: “Në mesin e njerëzve, ju (banorët e Xhenetit) jeni sikurse një qime e zezë në lëkurën e një kau të bardhë ose si një qime e bardhë në lëkurën e një kau të zi .”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Rrëfimet e pejgamberëve",
    "position": 60,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/60/rrefimet-e-pejgambereve"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 3348",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Ebu Seid Hudriu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنِي إِسْحَاقُ بْنُ نَصْرٍ: حَدَّثَنَا أَبُو أُسَامَةَ، عَنِ الأَعْمَشِ: حَدَّثَنَا أَبُو صَالِحٍ، عَنْ أَبِي سَعِيدٍ الْخُدْرِيِّ - رضى الله عنه - عَنِ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: \"يَقُولُ اللَّهُ تَعَالَى: يَا آدَمُ. فَيَقُولُ: لَبَّيْكَ وَسَعْدَيْكَ وَالْخَيْرُ فِي يَدَيْكَ. فَيَقُولُ: أَخْرِجْ بَعْثَ النَّارِ. قَالَ: وَمَا بَعْثُ النَّارِ؟ قَالَ: مِنْ كُلِّ أَلْفٍ تِسْعَمِائَةٍ وَتِسْعَةً وَتِسْعِينَ، فَعِنْدَهُ يَشِيبُ الصَّغِيرُ، ﴿... وَتَضَعُ كُلُّ ذَاتِ حَمْلٍ حَمْلَهَا، وَتَرَى النَّاسَ سُكَارَى، وَمَا هُمْ بِسُكَارَى، وَلَكِنَّ عَذَابَ اللَّهِ شَدِيدٌ﴾ [الحج: ٢] \". قَالُوا: يَا رَسُولَ اللَّهِ، وَأَيُّنَا ذَلِكَ الْوَاحِدُ؟ قَالَ: \"أَبْشِرُوا فَإِنَّ مِنْكُمْ رَجُلٌ، وَمِنْ يَأْجُوجَ وَمَأْجُوجَ أَلْفٌ\". ثُمَّ قَالَ: \"وَالَّذِي نَفْسِي بِيَدِهِ، إِنِّي أَرْجُو أَنْ تَكُونُوا رُبُعَ أَهْلِ الْجَنَّةِ\". فَكَبَّرْنَا. فَقَالَ: \"أَرْجُو أَنْ تَكُونُوا ثُلُثَ أَهْلِ الْجَنَّةِ\". فَكَبَّرْنَا. فَقَالَ: \"أَرْجُو أَنْ تَكُونُوا نِصْفَ أَهْلِ الْجَنَّةِ\". فَكَبَّرْنَا. فَقَالَ: \"مَا أَنْتُمْ فِي النَّاسِ إِلاَّ كَالشَّعَرَةِ السَّوْدَاءِ فِي جِلْدِ ثَوْرٍ أَبْيَضَ، أَوْ كَشَعَرَةٍ بَيْضَاءَ فِي جِلْدِ ثَوْرٍ أَسْوَدَ\".",
    "albanian": "Is'hak ibn Nasri më ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Ameshi, e këtij i ka treguar Ebu Salihu se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Allahu i Lartësuar do të thotë: - O Adem! - Po të përgjigjem me shumë kënaqësi, mirësia është në Duart e Tua, - iu përgjigj Ademi. - Nxirre (ndaje prej pasardhësve të tu) grupin e Zjarrit, - i thotë Allahu. - E cilët janë grupi i Zjarrit? - pyet Ademi. - Në çdo një mijë, nëntëqind e nëntëdhjetë e nëntë (janë banorë të Zjarrit) , - i thotë Allahu Fuqiplotë. Atë ditë, edhe fëmija do të thinjet: “... Çdo grua me fëmijë në gji do ta harrojë fëmijën e saj dhe çdo grua shtatzënë do ta hedhë barrën e vet. Njerëzit do t'i shihni si të dehur, ndonëse ata nuk do të jenë të dehur, por dënimi i Allahut është i ashpër.” (Haxh, 2) Të pranishmit e pyetën: “O i Dërguari i Allahut, e cili nga ne është ai i vetmi (që do të hyjë në Xhenet nga mesi i një mijë njerëzve).” Ai u tha: “Po ju përgëzoj se një është prej jush, ndërsa një mijë prej jexhuxhëve dhe mexhuxhëve. Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, se shpresoj që ju do të jeni çereku i banorëve të Xhenetit.” Ne bëmë tekbir. Pastaj ai tha: “Shpresoj se do të jeni një e treta e banorëve të Xhenetit.” Ne bëmë tekbir. Së treti, Pejgamberi ﷺ tha: “Shpresoj se ju do të jeni gjysma e banorëve të Xhenetit.” Ne bëmë përsëri tekbir dhe Pejgamberi ﷺ tha: “Në mesin e njerëzve, ju (banorët e Xhenetit) jeni sikurse një qime e zezë në lëkurën e një kau të bardhë ose si një qime e bardhë në lëkurën e një kau të zi .”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/3348.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/3348.json"
  }
}