{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/3349",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/3349",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 3349",
  "text": "Muhamed ibn Kethiri na ka thënë: Na ka rrëfyer Sufjani, e këtij i ka treguar Mugire ibn Numani, e këtij i ka treguar Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ju do të ringjalleni këmbëzbathur, të zhveshur dhe të pasynetuar.” Pastaj lexoi ajetin: “Ashtu siç e filluam krijimin e parë, do ta përsërisim atë. Ky është premtimi Ynë. Ne do ta bëjmë këtë me të vërtetë”, (Enbija, 104) pastaj vazhdoi: “Të parit që do t'i vishen rrobat Ditën e Kiametit do të jetë Ibrahimi. Disa shokë të mi do të rrëmbehen nga e majta, kurse unë do të them: “Shokët e mi! Shokët e mi!” Por, më thonë: “Qëkurse je ndarë prej tyre, këta (të rrëmbyerit) janë kthyer në injorancë.” Atëherë, unë do të them ashtu siç ka thënë robi i mbarë (Isai ﷺ) : “Unë nuk u kam thënë asgjë tjetër, përveç asaj që më ke urdhëruar Ti: Kam qenë dëshmitar, për sa kohë që kam jetuar midis tyre dhe, qëkurse më more mua, vetëm Ti ishe mbikëqyrës i tyre. Ti je Dëshmitar për çdo gjë. Nëse Ti i dënon ata, janë robërit e Tu, e, nëse i fal ata, me të vërtetë, vetëm Ti je i Plotfuqishmi dhe i Urti.” (Maide, 117-118)",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Rrëfimet e pejgamberëve",
    "position": 60,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/60/rrefimet-e-pejgambereve"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 3349",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Abdullah ibn Abasi"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ كَثِيرٍ: أَخْبَرَنَا سُفْيَانُ: حَدَّثَنَا الْمُغِيرَةُ بْنُ النُّعْمَانِ قَالَ: حَدَّثَنِي سَعِيدُ بْنُ جُبَيْرٍ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما - عَنِ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: \"إِنَّكُمْ تُحْشَرُونَ حُفَاةً عُرَاةً غُرْلاً - ثُمَّ قَرَأَ: - ﴿كَمَا بَدَأْنَا أَوَّلَ خَلْقٍ نُعِيدُهُ وَعْدًا عَلَيْنَا إِنَّا كُنَّا فَاعِلِينَ﴾ [الأنبياء: ١٠٤] وَأَوَّلُ مَنْ يُكْسَى يَوْمَ الْقِيَامَةِ إِبْرَاهِيمُ، وَإِنَّ أُنَاسًا مِنْ أَصْحَابِي يُؤْخَذُ بِهِمْ ذَاتَ الشِّمَالِ فَأَقُولُ: أَصْحَابِي أَصْحَابِي. فَيَقُولُ: إِنَّهُمْ لَمْ يَزَالُوا مُرْتَدِّينَ عَلَى أَعْقَابِهِمْ مُنْذُ فَارَقْتَهُمْ. فَأَقُولُ كَمَا قَالَ الْعَبْدُ الصَّالِحُ: ﴿مَا قُلْتُ لَهُمْ إِلَّا مَا أَمَرْتَنِي بِهِ أَنِ اعْبُدُوا اللَّـهَ رَبِّي وَرَبَّكُمْ ۚ وَكُنتُ عَلَيْهِمْ شَهِيدًا مَّا دُمْتُ فِيهِمْ ۖ فَلَمَّا تَوَفَّيْتَنِي كُنتَ أَنتَ الرَّقِيبَ عَلَيْهِمْ ۚ وَأَنتَ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ شَهِيدٌ * إِن تُعَذِّبْهُمْ فَإِنَّهُمْ عِبَادُكَ ۖ وَإِن تَغْفِرْ لَهُمْ فَإِنَّكَ أَنتَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ​​ ﴾ [المائدة: ١١٧-١١٨] \".",
    "albanian": "Muhamed ibn Kethiri na ka thënë: Na ka rrëfyer Sufjani, e këtij i ka treguar Mugire ibn Numani, e këtij i ka treguar Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ju do të ringjalleni këmbëzbathur, të zhveshur dhe të pasynetuar.” Pastaj lexoi ajetin: “Ashtu siç e filluam krijimin e parë, do ta përsërisim atë. Ky është premtimi Ynë. Ne do ta bëjmë këtë me të vërtetë”, (Enbija, 104) pastaj vazhdoi: “Të parit që do t'i vishen rrobat Ditën e Kiametit do të jetë Ibrahimi. Disa shokë të mi do të rrëmbehen nga e majta, kurse unë do të them: “Shokët e mi! Shokët e mi!” Por, më thonë: “Qëkurse je ndarë prej tyre, këta (të rrëmbyerit) janë kthyer në injorancë.” Atëherë, unë do të them ashtu siç ka thënë robi i mbarë (Isai ﷺ) : “Unë nuk u kam thënë asgjë tjetër, përveç asaj që më ke urdhëruar Ti: Kam qenë dëshmitar, për sa kohë që kam jetuar midis tyre dhe, qëkurse më more mua, vetëm Ti ishe mbikëqyrës i tyre. Ti je Dëshmitar për çdo gjë. Nëse Ti i dënon ata, janë robërit e Tu, e, nëse i fal ata, me të vërtetë, vetëm Ti je i Plotfuqishmi dhe i Urti.” (Maide, 117-118)"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/3349.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/3349.json"
  }
}