Sahihu i Buhariut — Hadithi 335

Tejemumi · Transmetuesi: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Shqip

Muhamed ibn Sinani na ka thënë: Na ka treguar Hushejmi [t]: Seid ibn Nadri më ka thënë: Na ka rrëfyer Hushejmi, e këtij i ka rrëfyer Sejari, e këtij i ka treguar Jezid Fekiri se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Më janë dhënë pesë gjëra që nuk i janë dhënë askujt (prej pejgamberëve) para meje: 1. Jam ndihmuar me lemerinë (që i zë armiqtë e mi) në distancë sa një muaj rrugëtim; 2. Toka më është bërë vendfalje dhe mjet pastrimi, andaj këdo prej umetit tim që namazi e zë, le të falet (aty duke marrë tejemum me dhe të pastër) ; 3. Më është lejuar plaçka e luftës, gjë që nuk i është lejuar askujt para meje; 4. Më është dhënë e drejta për ndërmjetësim (shefat) ; 5. (Ndërsa) të dërguarit para meje janë dërguar te një popull i caktuar, unë jam dërguar te të gjithë njerëzit.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ سِنَانٍ قَالَ: حَدَّثَنَا هُشَيْمٌ؛ [ح:] قَالَ: وَحَدَّثَنِي سَعِيدُ بْنُ النَّضْرِ قَالَ: أَخْبَرَنَا هُشَيْمٌ قَالَ: أَخْبَرَنَا سَيَّارٌ قَالَ: حَدَّثَنَا يَزِيدُ - الْفَقِيرُ - قَالَ: أَخْبَرَنَا جَابِرُ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ، أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ قَالَ: "أُعْطِيتُ خَمْسًا لَمْ يُعْطَهُنَّ أَحَدٌ قَبْلِي: ١. نُصِرْتُ بِالرُّعْبِ مَسِيرَةَ شَهْرٍ، ٢. وَجُعِلَتْ لِيَ الأَرْضُ مَسْجِدًا وَطَهُورًا، فَأَيُّمَا رَجُلٍ مِنْ أُمَّتِي أَدْرَكَتْهُ الصَّلاَةُ فَلْيُصَلِّ، ٣. وَأُحِلَّتْ لِيَ الْمَغَانِمُ وَلَمْ تَحِلَّ لأَحَدٍ قَبْلِي، ٤. وَأُعْطِيتُ الشَّفَاعَةَ، ٥. وَكَانَ النَّبِيُّ يُبْعَثُ إِلَى قَوْمِهِ خَاصَّةً، وَبُعِثْتُ إِلَى النَّاسِ عَامَّةً".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/335