Sahihu i Buhariut — Hadithi 3350

Rrëfimet e pejgamberëve · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Ismail ibn Abdullahu na ka thënë: Më ka rrëfyer vëllai im Abdulhamidi, e ky nga Ibn Ebu Dhiëbi, e ky nga Seid Makburiu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ditën e Kiametit, Ibrahimi do ta takojë babanë e vet, Azerin, i cili do ta ketë fytyrën me tym e pluhur. Kështu, Ibrahimi do t'i thotë: “A nuk të pata thënë: “Mos më kundërshto?” Babai i tij do t'i thotë: “Sot nuk po të kundërshtoj.” Ibrahimi do të thotë: “O Zot, më ke premtuar se nuk do të më turpërosh ditën kur njerëzit do të ringjallen. A ka turp më të madh për mua sesa babai të jetë i larguar (nga mëshira) ?” Allahu i Lartësuar i thotë: “Unë e kam bërë të ndaluar Xhenetin për jobesimtarët. O Ibrahim, shiko te këmbët!” Kur Ibrahimi shikoi, pa një hienë të zhytur në gjak dhe ndyrësirë, të cilën e morën për këmbësh dhe e hodhën në Zjarr.”

Arabisht

حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ قَالَ: أَخْبَرَنِي أَخِي عَبْدُ الْحَمِيدِ، عَنِ ابْنِ أَبِي ذِئْبٍ، عَنْ سَعِيدٍ الْمَقْبُرِيِّ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه - عَنِ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: "يَلْقَى إِبْرَاهِيمُ أَبَاهُ آزَرَ يَوْمَ الْقِيَامَةِ، وَعَلَى وَجْهِ آزَرَ قَتَرَةٌ وَغَبَرَةٌ، فَيَقُولُ لَهُ إِبْرَاهِيمُ: أَلَمْ أَقُلْ لَكَ لاَ تَعْصِنِي؟ فَيَقُولُ أَبُوهُ: فَالْيَوْمَ لاَ أَعْصِيكَ. فَيَقُولُ إِبْرَاهِيمُ: يَا رَبِّ، إِنَّكَ وَعَدْتَنِي أَنْ لاَ تُخْزِيَنِي يَوْمَ يُبْعَثُونَ، فَأَىُّ خِزْىٍ أَخْزَى مِنْ أَبِي الأَبْعَدِ؟ فَيَقُولُ اللَّهُ تَعَالَى: إِنِّي حَرَّمْتُ الْجَنَّةَ عَلَى الْكَافِرِينَ، ثُمَّ يُقَالُ: يَا إِبْرَاهِيمُ مَا تَحْتَ رِجْلَيْكَ؟ فَيَنْظُرُ فَإِذَا هُوَ بِذِيخٍ مُلْتَطِخٍ، فَيُؤْخَذُ بِقَوَائِمِهِ فَيُلْقَى فِي النَّارِ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3350