Sahihu i Buhariut — Hadithi 3351

Rrëfimet e pejgamberëve · Transmetuesi: Abdullah ibn Abasi

Shqip

Jahja ibn Sulejmani na ka thënë: Më ka treguar Ibn Vehbiu, e këtij i ka rrëfyer Amri, e këtij i ka treguar Bukejri, e ky nga Kurejbi, i çrobëruari i Ibn Abasit se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur Pejgamberi ﷺ hyri në Qabe, gjeti një pikturë të Ibrahimit ﷺ dhe një të Merjemes, e në atë rast tha: “Ata (kurejshët) kanë dëgjuar se melekët nuk hyjnë në atë shtëpi që ka piktura (frymorësh) . Ky është Ibrahimi i pikturuar. Ai kurrë nuk ka hedhur shigjeta për të kërkuar fatin.”

Arabisht

حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ سُلَيْمَانَ قَالَ: حَدَّثَنِي ابْنُ وَهْبٍ قَالَ: أَخْبَرَنِي عَمْرٌو، أَنَّ بُكَيْرًا، حَدَّثَهُ عَنْ كُرَيْبٍ، مَوْلَى ابْنِ عَبَّاسٍ عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما - قَالَ: دَخَلَ النَّبِيُّ ﷺ الْبَيْتَ فَوَجَدَ فِيهِ صُورَةَ إِبْرَاهِيمَ وَصُورَةَ مَرْيَمَ فَقَالَ ﷺ: "أَمَا لَهُمْ، فَقَدْ سَمِعُوا أَنَّ الْمَلاَئِكَةَ لاَ تَدْخُلُ بَيْتًا فِيهِ صُورَةٌ، هَذَا إِبْرَاهِيمُ مُصَوَّرٌ فَمَا لَهُ يَسْتَقْسِمُ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3351