Sahihu i Buhariut — Hadithi 3361

Rrëfimet e pejgamberëve · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Is'hak ibn Ibrahim ibn Nasri na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Ibn Hajani, e ky nga Ebu Zura se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një ditë, Pejgamberit ﷺ i sollën pak mish, e në atë rast tha: “Ditën e Kiametit, Allahu do t'i tubojë të parët dhe të fundit në një vend, saqë zëri i thirrësit i arrin të gjithë e syri mund t'i shohë të gjithë dhe Dielli do t'u afrohet shumë afër.” - E përmendi hadithin e shefatit (ndërmjetësimit), - ku tha: “Shkojnë tek Ibrahimi dhe i thonë: “Ti je i dërguari i Allahut dhe miku i Tij prej banorëve të Tokës, andaj ndërmjetëso te Zoti yt për ne.” Ai, pasi t'i përmendë rastet që ka gënjyer, do t'u thotë: “Vetja ime! Vetja ime! Shkoni te Musai.” (Këtë transmetim nga) Ebu Zura e fuqizon Enesi nga Pejgamberi ﷺ.

Arabisht

حَدَّثَنَا إِسْحَاقُ بْنُ إِبْرَاهِيمَ بْنِ نَصْرٍ: حَدَّثَنَا أَبُو أُسَامَةَ، عَنْ أَبِي حَيَّانَ، عَنْ أَبِي زُرْعَةَ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه - قَالَ: أُتِيَ النَّبِيُّ ﷺ يَوْمًا بِلَحْمٍ فَقَالَ: "إِنَّ اللَّهَ يَجْمَعُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ الأَوَّلِينَ وَالآخِرِينَ فِي صَعِيدٍ وَاحِدٍ، فَيُسْمِعُهُمُ الدَّاعِي، وَيُنْفِدُهُمُ الْبَصَرُ، وَتَدْنُو الشَّمْسُ مِنْهُمْ - فَذَكَرَ حَدِيثَ الشَّفَاعَةِ - فَيَأْتُونَ إِبْرَاهِيمَ فَيَقُولُونَ: أَنْتَ نَبِيُّ اللَّهِ وَخَلِيلُهُ مِنَ الأَرْضِ، اشْفَعْ لَنَا إِلَى رَبِّكَ. فَيَقُولُ - فَذَكَرَ كَذَبَاتِهِ -: نَفْسِي نَفْسِي اذْهَبُوا إِلَى مُوسَى". تَابَعَهُ أَنَسٌ عَنِ النَّبِيِّ ﷺ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3361