Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Amir Abdulmelik ibn Amri, e këtij i ka treguar Ibrahim ibn Nafiu, e ky nga Kethir ibn Kethiri, e ky nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur në familjen e Ibrahimit ndodhi ajo që ndodhi, ai e mori Ismailin me të ëmën e tij dhe një shportë me pak ujë. Nëna e Ismailit pinte ujë që t'i jepte gji fëmijës së vet dhe, me të arritur në Mekë, Ibrahimi i la të dy nën një pemë dhe u nis të kthehej për në shtëpi. Nëna e Ismailit e ndoqi dhe, kur arritën në Keda, e thirri nga mbrapa: “O Ibrahim, me kë po na lë?” Ai tha: “Me Allahun.” Ajo ia ktheu: “Jam e kënaqur me Allahun, pra.” Nëna e Ismailit u kthye dhe pinte ujë nga ena në shportë për t'i dhënë gji foshnjës së vet. Por, kur uji u harxhua, ajo tha me vete: “Të shkoj të shikoj mos po gjej ndokënd.” Kështu, ajo shkoi dhe u ngjit mbi kodrinën Safa, shikoi mos gjente ndonjë njeri, por nuk gjeti askënd. Kur arriti në luginë, filloi të vrapojë deri në Merva. Në këtë mënyrë u soll disa herë, pastaj tha: “Të shkoj të shoh si është fëmija.” Kur shikoi, pa se ai ende ishte në gjendjen e mëparshme: duke dënesur për vdekje. Ajo nuk mund ta shihte në këtë gjendje, andaj tha me vete: “Të shkoj të shoh mos po gjej ndokënd.” Shkoi në Safa dhe shikoi andej-këndej, por nuk pa askënd. Kështu i bëri shtatë xhiro, pastaj tha: “Të shkoj të shoh fëmijën. Papritmas dëgjoi një zë dhe i tha: “Më ndihmo, nëse posedon sadopak mirësi.” Aty ishte Xhibrili, i cili e nguliti thembrën e vet në tokë, sakaq uji shpërtheu. Nëna e Ismailit u habit dhe filloi të gërmojë (përreth burimit). Ebu Kasimi (Pejgamberi) ﷺ ka thënë: “Sikur ta linte, uji do të rridhte.” Kështu, nëna e Ismailit filloi të pijë ujë dhe t'i japë gji foshnjës së vet. Disa pjesëtarë të fisit xhurhum kaluan pranë luginës dhe vërejtën një shpend (duke u sjellë në qiell) e iu duk si diçka e pazakontë, andaj thanë: “Ky shpend sillet vetëm mbi ujë.” Kështu, dërguan një vëzhgues, i cili pa se aty afër kishte ujë dhe u kthye t'i lajmërojë të tjerët. Ata shkuan te nëna e Ismailit dhe i thanë: “Oj nëna e Ismailit, a na lejon të banojmë me ty?” (Ajo pranoi.) Kur i biri i saj, Ismaili, arriti moshën e pjekurisë, u martua me një vajzë të fisit xhurhum. Ndërkohë, Ibrahimi vendosi të shkojë tek ata dhe i tha gruas së vet: “Po shkoj të shoh gjendjen e atyre që i kam lënë (Ismailit dhe nënës së tij).” Kështu, vajti (te shtëpia e Ismailit), i përshëndeti banorët e saj dhe pyeti: “Ku është Ismaili?” Bashkëshortja e Ismailit iu përgjigj: “Ka shkuar në gjueti.” Pastaj i tha: “Kur të kthehet, porosite dhe thuaji: “Ndërroje pragun e shtëpisë.” Me t'u kthyer Ismaili, gruaja i tregoi ç'kishte ngjarë dhe ai i tha: “Për ty qenka fjala, andaj shko te familja jote (je e shkurorëzuar).” Sërish Ibrahimi vendosi të shkojë tek ata dhe i tha gruas së vet: “Po shkoj të shoh gjendjen e atyre që i kam lënë.” Kështu, vajti (te shtëpia e Ismailit), i përshëndeti banorët e saj dhe pyeti: “Ku është Ismaili?” Bashkëshortja e Ismailit iu përgjigj: “Ka shkuar në gjueti.” Pastaj e pyeti: “Vallë, pse nuk qëndron të hash e të pish diçka?” Ibrahimi i tha: “Me se ushqeheni dhe çfarë pini?” Ajo i tha: “Ushqimi ynë është mishi, ndërsa pija jonë është uji.” Atëherë, Ibrahimi u lut: “O Allah, jepu bereqet në ushqimin dhe pijen e tyre!” Ebu Kasimi (Pejgamberi) ﷺ ka thënë: “ (I kaploi) bereqeti i lutjes së Ibrahimit ﷺ.” Së treti, Ibrahimi vendosi të shkojë sërish dhe i tha familjes së vet: “Po shkoj të shoh gjendjen e atyre që i kam lënë.” Kur vajti, e takoi Ismailin mbrapa Zemzemit, teksa po e mprehte majën e një shtize, dhe i tha: “O Ismail, Zoti yt më ka urdhëruar të ndërtoj një shtëpi për ta adhuruar Atë.” Ismaili i tha: “Bindju Zotit tënd.” - Ai më ka urdhëruar që edhe ti të më ndihmosh në ndërtim, - i tha Ibrahimi. - Atëherë, ashtu do të veproj, - iu përgjigj Ismaili. Kështu, u ngritën dhe, teksa Ibrahimi e ndërtonte shtëpinë, Ismaili ia afronte gurët. Gjatë punimeve thoshin: “O Zoti ynë! Pranoje prej nesh (këtë vepër)! Me të vërtetë, Ti je Ai që dëgjon dhe di gjithçka!” (Bekare, 127) Kjo vazhdoi derisa muret u ngritën dhe plaku (Ibrahimi ﷺ) u dobësua e nuk mundi t'i ngrinte gurët, andaj hipi mbi gurin e Mekamit 1 , ndërsa Ismaili i afronte gurë, e, ata në vazhdimësi thoshin: “O Zoti ynë! Pranoje prej nesh (këtë vepër)! Me të vërtetë, Ti je Ai që dëgjon dhe di gjithçka!” (Bekare, 127)
حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مُحَمَّدٍ: حَدَّثَنَا أَبُو عَامِرٍ عَبْدُ الْمَلِكِ بْنُ عَمْرٍو قَالَ: حَدَّثَنَا إِبْرَاهِيمُ بْنُ نَافِعٍ، عَنْ كَثِيرِ بْنِ كَثِيرٍ، عَنْ سَعِيدِ بْنِ جُبَيْرٍ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما - قَالَ: لَمَّا كَانَ بَيْنَ إِبْرَاهِيمَ وَبَيْنَ أَهْلِهِ مَا كَانَ خَرَجَ بِإِسْمَاعِيلَ وَأُمِّ إِسْمَاعِيلَ، وَمَعَهُمْ شَنَّةٌ فِيهَا مَاءٌ، فَجَعَلَتْ أُمُّ إِسْمَاعِيلَ تَشْرَبُ مِنَ الشَّنَّةِ فَيَدِرُّ لَبَنُهَا عَلَى صَبِيِّهَا حَتَّى قَدِمَ مَكَّةَ، فَوَضَعَهَا تَحْتَ دَوْحَةٍ، ثُمَّ رَجَعَ إِبْرَاهِيمُ إِلَى أَهْلِهِ، فَاتَّبَعَتْهُ أُمُّ إِسْمَاعِيلَ، حَتَّى لَمَّا بَلَغُوا كَدَاءً نَادَتْهُ مِنْ وَرَائِهِ يَا إِبْرَاهِيمُ إِلَى مَنْ تَتْرُكُنَا؟ قَالَ: إِلَى اللَّهِ. قَالَتْ: رَضِيتُ بِاللَّهِ. قَالَ: فَرَجَعَتْ فَجَعَلَتْ تَشْرَبُ مِنَ الشَّنَّةِ وَيَدِرُّ لَبَنُهَا عَلَى صَبِيِّهَا، حَتَّى لَمَّا فَنِيَ الْمَاءُ قَالَتْ: لَوْ ذَهَبْتُ فَنَظَرْتُ لَعَلِّي أُحِسُّ أَحَدًا. فَذَهَبَتْ فَصَعِدَتِ الصَّفَا فَنَظَرَتْ وَنَظَرَتْ هَلْ تُحِسُّ أَحَدًا فَلَمْ تُحِسَّ أَحَدًا، فَلَمَّا بَلَغَتِ الْوَادِيَ سَعَتْ وَأَتَتِ الْمَرْوَةَ فَفَعَلَتْ ذَلِكَ أَشْوَاطًا، ثُمَّ قَالَتْ: لَوْ ذَهَبْتُ فَنَظَرْتُ مَا فَعَلَ - تَعْنِي الصَّبِيَّ - فَذَهَبَتْ فَنَظَرَتْ، فَإِذَا هُوَ عَلَى حَالِهِ كَأَنَّهُ يَنْشَغُ لِلْمَوْتِ، فَلَمْ تُقِرَّهَا نَفْسُهَا، فَقَالَتْ: لَوْ ذَهَبْتُ فَنَظَرْتُ لَعَلِّي أُحِسُّ أَحَدًا، فَذَهَبَتْ فَصَعِدَتِ الصَّفَا فَنَظَرَتْ وَنَظَرَتْ فَلَمْ تُحِسَّ أَحَدًا، حَتَّى أَتَمَّتْ سَبْعًا، ثُمَّ قَالَتْ: لَوْ ذَهَبْتُ فَنَظَرْتُ مَا فَعَلَ، فَإِذَا هِيَ بِصَوْتٍ فَقَالَتْ: أَغِثْ إِنْ كَانَ عِنْدَكَ خَيْرٌ. فَإِذَا جِبْرِيلُ قَالَ: فَقَالَ بِعَقِبِهِ هَكَذَا، وَغَمَزَ عَقِبَهُ عَلَى الأَرْضِ قَالَ: فَانْبَثَقَ الْمَاءُ، فَدَهَشَتْ أُمُّ إِسْمَاعِيلَ فَجَعَلَتْ تَحْفِزُ. قَالَ: فَقَالَ أَبُو الْقَاسِمِ ﷺ: "لَوْ تَرَكَتْهُ كَانَ الْمَاءُ ظَاهِرًا". قَالَ: فَجَعَلَتْ تَشْرَبُ مِنَ الْمَاءِ، وَيَدِرُّ لَبَنُهَا عَلَى صَبِيِّهَا. قَالَ: فَمَرَّ نَاسٌ مِنْ جُرْهُمَ بِبَطْنِ الْوَادِي، فَإِذَا هُمْ بِطَيْرٍ، كَأَنَّهُمْ أَنْكَرُوا ذَاكَ، وَقَالُوا: مَا يَكُونُ الطَّيْرُ إِلاَّ عَلَى مَاءٍ. فَبَعَثُوا رَسُولَهُمْ، فَنَظَرَ فَإِذَا هُمْ بِالْمَاءِ، فَأَتَاهُمْ فَأَخْبَرَهُمْ فَأَتَوْا إِلَيْهَا، فَقَالُوا: يَا أُمَّ إِسْمَاعِيلَ، أَتَأْذَنِينَ لَنَا أَنْ نَكُونَ مَعَكِ أَوْ نَسْكُنَ مَعَكِ؟ فَبَلَغَ ابْنُهَا فَنَكَحَ فِيهِمُ امْرَأَةً قَالَ: ثُمَّ إِنَّهُ بَدَا لإِبْرَاهِيمَ فَقَالَ لأَهْلِهِ: إِنِّي مُطَّلِعٌ تَرِكَتِي. قَالَ: فَجَاءَ فَسَلَّمَ فَقَالَ: أَيْنَ إِسْمَاعِيلُ؟ فَقَالَتِ امْرَأَتُهُ: ذَهَبَ يَصِيدُ. قَالَ: قُولِي لَهُ إِذَا جَاءَ: غَيِّرْ عَتَبَةَ بَابِكَ. فَلَمَّا جَاءَ أَخْبَرَتْهُ قَالَ: أَنْتِ ذَاكِ فَاذْهَبِي إِلَى أَهْلِكِ. قَالَ: ثُمَّ إِنَّهُ بَدَا لإِبْرَاهِيمَ فَقَالَ لأَهْلِهِ: إِنِّي مُطَّلِعٌ تَرِكَتِي. قَالَ: فَجَاءَ فَقَالَ: أَيْنَ إِسْمَاعِيلُ؟ فَقَالَتِ امْرَأَتُهُ: ذَهَبَ يَصِيدُ، فَقَالَتْ: أَلاَ تَنْزِلُ فَتَطْعَمَ وَتَشْرَبَ؟ فَقَالَ: وَمَا طَعَامُكُمْ وَمَا شَرَابُكُمْ؟ قَالَتْ: طَعَامُنَا اللَّحْمُ، وَشَرَابُنَا الْمَاءُ. قَالَ: اللَّهُمَّ بَارِكْ لَهُمْ فِي طَعَامِهِمْ وَشَرَابِهِمْ. قَالَ: فَقَالَ أَبُو الْقَاسِمِ ﷺ: "بَرَكَةٌ بِدَعْوَةِ إِبْرَاهِيمَ". قَالَ: ثُمَّ إِنَّهُ بَدَا لإِبْرَاهِيمَ فَقَالَ لأَهْلِهِ: إِنِّي مُطَّلِعٌ تَرِكَتِي. فَجَاءَ فَوَافَقَ إِسْمَاعِيلَ مِنْ وَرَاءِ زَمْزَمَ، يُصْلِحُ نَبْلاً لَهُ، فَقَالَ: يَا إِسْمَاعِيلُ، إِنَّ رَبَّكَ أَمَرَنِي أَنْ أَبْنِيَ لَهُ بَيْتًا. قَالَ: أَطِعْ رَبَّكَ. قَالَ: إِنَّهُ قَدْ أَمَرَنِي أَنْ تُعِينَنِي عَلَيْهِ. قَالَ: إِذًا أَفْعَلَ. أَوْ كَمَا قَالَ. قَالَ: فَقَامَا فَجَعَلَ إِبْرَاهِيمُ يَبْنِي، وَإِسْمَاعِيلُ يُنَاوِلُهُ الْحِجَارَةَ، وَيَقُولاَنِ: ﴿رَبَّنَا تَقَبَّلْ مِنَّا إِنَّكَ أَنْتَ السَّمِيعُ الْعَلِيمُ﴾ [البقرة: ١٢٧] قَالَ: حَتَّى ارْتَفَعَ الْبِنَاءُ وَضَعُفَ الشَّيْخُ عَلَى نَقْلِ الْحِجَارَةِ، فَقَامَ عَلَى حَجَرِ الْمَقَامِ، فَجَعَلَ يُنَاوِلُهُ الْحِجَارَةَ، وَيَقُولاَنِ: ﴿رَبَّنَا تَقَبَّلْ مِنَّا إِنَّكَ أَنْتَ السَّمِيعُ الْعَلِيمُ﴾