Sahihu i Buhariut — Hadithi 3367

Rrëfimet e pejgamberëve · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Abdullah ibn Mesleme na ka treguar nga Maliku, e ky nga Amër ibn Ebu Amri, i çrobëruari i Mutalibit, se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ e pa kodrën e Uhudit dhe tha: “Kjo është kodër që na do dhe e duam. O Allah, Ibrahimi e shenjtëroi Mekën, andaj edhe unë po shenjtëroj atë që ndodhet mes dy pllajave të saj (Medinës) .” Këtë e ka transmetuar edhe Abdullah ibn Zejdi nga Pejgamberi ﷺ.

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مَسْلَمَةَ، عَنْ مَالِكٍ، عَنْ عَمْرِو بْنِ أَبِي عَمْرٍو، مَوْلَى الْمُطَّلِبِ عَنْ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ - رضى الله عنه -: أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ طَلَعَ لَهُ أُحُدٌ فَقَالَ: "هَذَا جَبَلٌ يُحِبُّنَا وَنُحِبُّهُ، اللَّهُمَّ إِنَّ إِبْرَاهِيمَ حَرَّمَ مَكَّةَ، وَإِنِّي أُحَرِّمُ مَا بَيْنَ لاَبَتَيْهَا". وَرَوَاهُ عَبْدُ اللَّهِ بْنُ زَيْدٍ عَنِ النَّبِيِّ ﷺ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3367