Sahihu i Buhariut — Hadithi 3368

Rrëfimet e pejgamberëve · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Salim ibn Abdullahu se Ibn Ebu Bekri i ka treguar Abdullah ibn Omerit se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e Pejgamberit ﷺ, ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ më ka thënë: “A nuk e di që, kur populli yt e kanë ndërtuar Qabenë, nuk e kanë vendosur tërësisht në themelet e Ibrahimit?” - E po, o i Dërguari i Allahut, përse nuk po e rikthen në themelet e Ibrahimit? - i thashë. - “Sikur populli yt të mos ishin kaq afër me kohën e kufrit (do ta kisha bërë) .” Abdullah ibn Omeri thotë: “Për këtë hadith, që Aishja e ka dëgjuar prej të Dërguarit të Allahut ﷺ, mendoj se arsyeja pse i Dërguari i Allahut ﷺ nuk i prekte dy këndet e tjera, që janë afër hixhrit (pjesës gjysmërrethore ngjitur me Qabenë), është se Qabeja nuk është rindërtuar në themelet e Ibrahimit ﷺ.” Ismaili ka thënë: “(Është për qëllim) Abdullahu, i biri i Muhamedit, i biri i Ebu Bekrit.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ يُوسُفَ: أَخْبَرَنَا مَالِكٌ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ، عَنْ سَالِمِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ، أَنَّ ابْنَ أَبِي بَكْرٍ: أَخْبَرَ عَبْدَ اللَّهِ بْنَ عُمَرَ، عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنهم - زَوْجِ النَّبِيِّ ﷺ أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ قَالَ: "أَلَمْ تَرَيْ أَنَّ قَوْمَكِ لَمَّا بَنَوُا الْكَعْبَةَ اقْتَصَرُوا عَنْ قَوَاعِدِ إِبْرَاهِيمَ؟" فَقُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، أَلاَ تَرُدُّهَا عَلَى قَوَاعِدِ إِبْرَاهِيمَ؟ فَقَالَ: "لَوْلاَ حِدْثَانُ قَوْمِكِ بِالْكُفْرِ". فَقَالَ عَبْدُ اللَّهِ بْنُ عُمَرَ: لَئِنْ كَانَتْ عَائِشَةُ سَمِعَتْ هَذَا مِنْ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ مَا أُرَى أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ تَرَكَ اسْتِلاَمَ الرُّكْنَيْنِ اللَّذَيْنِ يَلِيَانِ الْحِجْرَ إِلاَّ أَنَّ الْبَيْتَ لَمْ يُتَمَّمْ عَلَى قَوَاعِدِ إِبْرَاهِيمَ. وَقَالَ إِسْمَاعِيلُ عَبْدُ اللَّهِ بْنُ [مُحَمَّدِ بْنِ] أَبِي بَكْرٍ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3368