Sahihu i Buhariut — Hadithi 3372

Rrëfimet e pejgamberëve · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Ahmed ibn Salihu na ka thënë: Na ka treguar Ibn Vehbiu, e këtij i ka rrëfyer Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ebu Seleme ibn Abdurrahmani dhe Seid ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ne jemi më të prirë për të dyshuar sesa Ibrahimi ﷺ kur ka thënë: “O Zoti im! Më shfaq se si i ngjall të vdekurit! Zoti i tha: “A nuk beson?” Besoj, - iu përgjigj Ibrahimi, por dëshiroj të më qetësohet zemra.” (Bekare, 260) Allahu e mëshiroftë Lutin, ai veç kishte mbështetjen e një përkrahësi të fortë (Allahut) . Dhe, sikur të qëndroja në burg, aq sa ka qëndruar Jusufi, do t'i përgjigjesha ofertës së thirrësit (për të dalë nga burgu ) .”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَحْمَدُ بْنُ صَالِحٍ: حَدَّثَنَا ابْنُ وَهْبٍ قَالَ: أَخْبَرَنِي يُونُسُ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ، عَنْ أَبِي سَلَمَةَ بْنِ عَبْدِ الرَّحْمَنِ، وَسَعِيدِ بْنِ الْمُسَيَّبِ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه - أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ قَالَ: "نَحْنُ أَحَقُّ بِالشَّكِّ مِنْ إِبْرَاهِيمَ إِذْ قَالَ: ﴿... رَبِّ أَرِنِي كَيْفَ تُحْيِي الْمَوْتَى قَالَ أَوَلَمْ تُؤْمِنْ قَالَ بَلَى وَلَكِنْ لِيَطْمَئِنَّ قَلْبِي...﴾ [البقرة: ٢٦٠] وَيَرْحَمُ اللَّهُ لُوطًا، لَقَدْ كَانَ يَأْوِي إِلَى رُكْنٍ شَدِيدٍ وَلَوْ لَبِثْتُ فِي السِّجْنِ طُولَ مَا لَبِثَ يُوسُفُ لَأَجَبْتُ الدَّاعِيَ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3372