Sahihu i Buhariut — Hadithi 3374

Rrëfimet e pejgamberëve · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Is'hak ibn Ibrahimi transmeton se e ka dëgjuar Muëtemirin, e ky nga Ubejdullahu, e ky nga Seid ibn Ebu Seid Makburi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e pyetën Pejgamberin ﷺ se kush është njeriu më i nderuar? Ai u përgjigj: “Më i ndershmi i njerëzve është më i devotshmi (në mesin e tyre) .” I thanë: “O i Dërguari i Allahut, nuk po pyesim për këtë.” Ai tha: “Atëherë, Jusufi, pejgamber i Allahut, i biri i pejgamberit të Allahut (Jakubit) , i biri i pejgamberit të Allahut (Is'hakut) , i biri i mikut të Allahut (Ibrahimit) .” I thanë: “As për këtë nuk po të pyesim.” Pejgamberi ﷺ u tha: “Po më pyesni për rrënjët e arabëve?” I thanë: “Po.” Ai u tha: “Më i miri prej jush në injorancë është më i miri edhe në Islam, nëse e kupton fenë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا إِسْحَاقُ بْنُ إِبْرَاهِيمَ: سَمِعَ الْمُعْتَمِرَ، عَنْ عُبَيْدِ اللَّهِ، عَنْ سَعِيدِ بْنِ أَبِي سَعِيدٍ الْمَقْبُرِيِّ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه - قَالَ: قِيلَ لِلنَّبِيِّ ﷺ: مَنْ أَكْرَمُ النَّاسِ؟ قَالَ: "أَكْرَمُهُمْ أَتْقَاهُمْ". قَالُوا: يَا نَبِيَّ اللَّهِ، لَيْسَ عَنْ هَذَا نَسْأَلُكَ. قَالَ: "فَأَكْرَمُ النَّاسِ يُوسُفُ نَبِيُّ اللَّهِ ابْنُ نَبِيِّ اللَّهِ ابْنِ نَبِيِّ اللَّهِ ابْنِ خَلِيلِ اللَّهِ". قَالُوا: لَيْسَ عَنْ هَذَا نَسْأَلُكَ. قَالَ: "فَعَنْ مَعَادِنِ الْعَرَبِ تَسْأَلُونِي؟" قَالُوا: نَعَمْ. قَالَ: "فَخِيَارُكُمْ فِي الْجَاهِلِيَّةِ خِيَارُكُمْ فِي الإِسْلاَمِ إِذَا فَقُهُوا".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3374