Sahihu i Buhariut — Hadithi 3379

Rrëfimet e pejgamberëve · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Ibrahim ibn Mundhiri na ka thënë: Na ka treguar Enes ibn Ijadi, e ky nga Ubejdullahu, e ky nga Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se ushtria, së bashku me të Dërguarin e Allahut ﷺ, ndaloi në trojet e popullit themud, në Hixhër, dhe nxori ujë nga puset e tyre, me të cilin zunë brumë. Por, i Dërguari i Allahut ﷺ i urdhëroi të derdhin ujin e nxjerrë nga puset e atij vendi dhe brumin e gatuar t'ua japin deveve. Ndërkaq, për të nxjerrë ujë i urdhëroi ta shfrytëzonin vetëm pusin nga i cili pinte ujë deveja (e Salihut). Transmetimin e Ubejdullahut e fuqizon Usame nga Nafiu.

Arabisht

حَدَّثَنَا إِبْرَاهِيمُ بْنُ الْمُنْذِرِ: حَدَّثَنَا أَنَسُ بْنُ عِيَاضٍ، عَنْ عُبَيْدِ اللَّهِ، عَنْ نَافِعٍ: أَنَّ عَبْدَ اللَّهِ بْنَ عُمَرَ - رضى الله عنهما - أَخْبَرَهُ أَنَّ النَّاسَ نَزَلُوا مَعَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ أَرْضَ ثَمُودَ الْحِجْرَ، فَاسْتَقَوْا مِنْ بِئْرِهَا، وَاعْتَجَنُوا بِهِ، فَأَمَرَهُمْ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ أَنْ يُهَرِيقُوا مَا اسْتَقَوْا مِنْ بِيَارِهَا، وَأَنْ يَعْلِفُوا الإِبِلَ الْعَجِينَ، وَأَمَرَهُمْ أَنْ يَسْتَقُوا مِنَ الْبِئْرِ الَّتِي كَانَ تَرِدُهَا النَّاقَةُ. تَابَعَهُ أُسَامَةُ عَنْ نَافِعٍ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3379