Bedel ibn Muhaberi na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuëbe, e ky nga Sad ibn Ibrahimi, e ky e ka dëgjuar Urve ibn Zubejrin se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ i ka thënë: “Urdhëroje Ebu Bekrin t'u prijë njerëzve në namaz.” Ajo tha: “Ebu Bekri është shumë i ndjeshëm, andaj, kur të zëvendëson ty, dobësohet emocionalisht (dhe qan).” Ai e përsëriti kërkesën, e ajo ia ktheu të njëjtën përgjigje. Shuëbe thotë: “Herën e tretë ose të katërt, (pasi iu përgjigjën njëjtë) Pejgamberi ﷺ u tha: “Jeni bërë si gratë në rrëfimin e Jusufit ﷺ. Urdhërojeni Ebu Bekrin (t'ua falë namazin) !”
حَدَّثَنَا بَدَلُ بْنُ الْمُحَبَّرِ: أَخْبَرَنَا شُعْبَةُ، عَنْ سَعْدِ بْنِ إِبْرَاهِيمَ قَالَ: سَمِعْتُ عُرْوَةَ بْنَ الزُّبَيْرِ، عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها -: أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ قَالَ لَهَا: "مُرِي أَبَا بَكْرٍ يُصَلِّي بِالنَّاسِ". قَالَتْ: إِنَّهُ رَجُلٌ أَسِيفٌ، مَتَى يَقُمْ مَقَامَكَ رَقَّ. فَعَادَ فَعَادَتْ، قَالَ شُعْبَةُ: فَقَالَ فِي الثَّالِثَةِ - أَوِ الرَّابِعَةِ - "إِنَّكُنَّ صَوَاحِبُ يُوسُفَ، مُرُوا أَبَا بَكْرٍ".