Sahihu i Buhariut — Hadithi 3385

Rrëfimet e pejgamberëve · Transmetuesi: Ebu Musa Eshariu

Shqip

Rebi ibn Jahja Basriu na ka thënë: Na ka treguar Zaide, e ky nga Abdulmelik ibn Umejri, e ky nga Ebu Burde ibn Ebu Musai se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Pejgamberit ﷺ iu rëndua sëmundja, tha: - “Thoni Ebu Bekrit t'u prijë njerëzve në namaz.” Aishja i tha: “Ebu Bekri është burrë kështu e ashtu (person i ndjeshëm).” Ai ia tha të njëjtën gjë, kurse Aishja ia ktheu të njëjtën përgjigje. Pejgamberi ﷺ në fund i tha: “Thoni Ebu Bekrit t'u prijë njerëzve në namaz! Jeni bërë sikurse gratë në rrëfimin e Jusufit ﷺ.” Kështu, Ebu Bekri u priu njerëzve në namaz duke qenë Pejgamberi ﷺ gjallë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا الرَّبِيعُ بْنُ يَحْيَى [الْبَصْرِيُّ]: حَدَّثَنَا زَائِدَةُ، عَنْ عَبْدِ الْمَلِكِ بْنِ عُمَيْرٍ، عَنْ أَبِي بُرْدَةَ بْنِ أَبِي مُوسَى، عَنْ أَبِيهِ قَالَ: مَرِضَ النَّبِيُّ ﷺ فَقَالَ: "مُرُوا أَبَا بَكْرٍ فَلْيُصَلِّ بِالنَّاسِ". فَقَالَتْ عَائِشَةُ: إِنَّ أَبَا بَكْرٍ رَجُلٌ كَذَا. فَقَالَ مِثْلَهُ فَقَالَتْ مِثْلَهُ. فَقَالَ: "مُرُوا أَبَا بَكْرٍ فَإِنَّكُنَّ صَوَاحِبُ يُوسُفَ". فَأَمَّ أَبُو بَكْرٍ فِي حَيَاةِ النَّبِيِّ ﷺ. فَقَالَ حُسَيْنٌ عَنْ زَائِدَةَ: رَجُلٌ رَقِيقٌ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3385