{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/3388",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/3388",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 3388",
  "text": "Muhamed ibn Selami na ka thënë: Na ka rrëfyer Ibn Fudajli, e këtij i ka treguar Husajni, e ky nga Shekiku se Mesruku tregon: “E pyeta Umu Rumanin (Allahu qoftë i kënaqur me të!), nënën e Aishes, për kohën kur qenë përhapur shpifjet rreth Aishes, e në atë rast ajo tha: “Teksa po rrija me Aishen, erdhi një grua ensare dhe tha: “Allahu ia bëftë kështu e ashtu filanit (duke u lutur kundër tij)!” - Përse, vallë? - pyeta. - Ai ka përhapur shpifjen, - u përgjigj ajo. - Çfarë shpifjeje? - pyeti Aishja. Sakaq ensarja i tregoi. - Vallë, kanë dëgjuar Ebu Bekri dhe i Dërguari i Allahut ﷺ? - tha Aishja. - Po, - u përgjigj ensarja. Me të dëgjuar këtë, Aishes i ra të fikët dhe ra përtokë. Kur u zgjua, e kishin kapluar ethet dhe, kur Pejgamberi ﷺ erdhi, pyeti: - “Çfarë ka kjo?” - E kanë kapluar ethet, për shkak të shpifjes që është bërë ndaj saj, - u përgjigja unë. Aishja u ul dhe tha: “Për Allahun, po t'ju betohesha, ju nuk do të më besonit; po të kërkoja ndjesë, nuk do të më arsyetonit. Andaj, gjendja ime tani, në raport me ju, është sikurse gjendja e Jakubit me të bijtë e tij. Por, vetëm Allahut i kërkohet ndihma për këtë që po flisni ju.” Pejgamberi ﷺ u largua dhe Allahu i zbriti shpalljen rreth kësaj ndodhie. Kur Pejgamberi ﷺ i tregoi Aishes (për shpalljen dhe pafajësinë e saj), ajo tha: “Merita për këtë i takon vetëm Allahut, askujt tjetër.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Rrëfimet e pejgamberëve",
    "position": 60,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/60/rrefimet-e-pejgambereve"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 3388",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Umu Rumani"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ سَلاَمٍ: أَخْبَرَنَا ابْنُ فُضَيْلٍ: حَدَّثَنَا حُصَيْنٌ، عَنْ شَقِيقٍ، عَنْ مَسْرُوقٍ قَالَ: سَأَلْتُ أُمَّ رُومَانَ، وَهِيَ أُمُّ عَائِشَةَ، عَمَّا قِيلَ فِيهَا مَا قِيلَ قَالَتْ: بَيْنَمَا أَنَا مَعَ عَائِشَةَ جَالِسَتَانِ، إِذْ وَلَجَتْ عَلَيْنَا امْرَأَةٌ مِنَ الأَنْصَارِ، وَهِيَ تَقُولُ: فَعَلَ اللَّهُ بِفُلاَنٍ وَفَعَلَ. قَالَتْ: فَقُلْتُ: لِمَ؟ قَالَتْ: إِنَّهُ نَمَا ذِكْرَ الْحَدِيثِ. فَقَالَتْ عَائِشَةُ: أَىُّ حَدِيثٍ؟ فَأَخْبَرَتْهَا. قَالَتْ: فَسَمِعَهُ أَبُو بَكْرٍ وَرَسُولُ اللَّهِ ﷺ؟ قَالَتْ: نَعَمْ. فَخَرَّتْ مَغْشِيًّا عَلَيْهَا، فَمَا أَفَاقَتْ إِلاَّ وَعَلَيْهَا حُمَّى بِنَافِضٍ، فَجَاءَ النَّبِيُّ ﷺ فَقَالَ: \"مَا لِهَذِهِ؟\" قُلْتُ: حُمَّى أَخَذَتْهَا مِنْ أَجْلِ حَدِيثٍ تُحُدِّثَ بِهِ. فَقَعَدَتْ فَقَالَتْ: وَاللَّهِ لَئِنْ حَلَفْتُ لاَ تُصَدِّقُونِي، وَلَئِنِ اعْتَذَرْتُ لاَ تَعْذِرُونِي، فَمَثَلِي وَمَثَلُكُمْ كَمَثَلِ يَعْقُوبَ وَبَنِيهِ، فَاللَّهُ الْمُسْتَعَانُ عَلَى مَا تَصِفُونَ. فَانْصَرَفَ النَّبِيُّ ﷺ فَأَنْزَلَ اللَّهُ مَا أَنْزَلَ، فَأَخْبَرَهَا فَقَالَتْ: بِحَمْدِ اللَّهِ لاَ بِحَمْدِ أَحَدٍ.",
    "albanian": "Muhamed ibn Selami na ka thënë: Na ka rrëfyer Ibn Fudajli, e këtij i ka treguar Husajni, e ky nga Shekiku se Mesruku tregon: “E pyeta Umu Rumanin (Allahu qoftë i kënaqur me të!), nënën e Aishes, për kohën kur qenë përhapur shpifjet rreth Aishes, e në atë rast ajo tha: “Teksa po rrija me Aishen, erdhi një grua ensare dhe tha: “Allahu ia bëftë kështu e ashtu filanit (duke u lutur kundër tij)!” - Përse, vallë? - pyeta. - Ai ka përhapur shpifjen, - u përgjigj ajo. - Çfarë shpifjeje? - pyeti Aishja. Sakaq ensarja i tregoi. - Vallë, kanë dëgjuar Ebu Bekri dhe i Dërguari i Allahut ﷺ? - tha Aishja. - Po, - u përgjigj ensarja. Me të dëgjuar këtë, Aishes i ra të fikët dhe ra përtokë. Kur u zgjua, e kishin kapluar ethet dhe, kur Pejgamberi ﷺ erdhi, pyeti: - “Çfarë ka kjo?” - E kanë kapluar ethet, për shkak të shpifjes që është bërë ndaj saj, - u përgjigja unë. Aishja u ul dhe tha: “Për Allahun, po t'ju betohesha, ju nuk do të më besonit; po të kërkoja ndjesë, nuk do të më arsyetonit. Andaj, gjendja ime tani, në raport me ju, është sikurse gjendja e Jakubit me të bijtë e tij. Por, vetëm Allahut i kërkohet ndihma për këtë që po flisni ju.” Pejgamberi ﷺ u largua dhe Allahu i zbriti shpalljen rreth kësaj ndodhie. Kur Pejgamberi ﷺ i tregoi Aishes (për shpalljen dhe pafajësinë e saj), ajo tha: “Merita për këtë i takon vetëm Allahut, askujt tjetër.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/3388.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/3388.json"
  }
}