Sahihu i Buhariut — Hadithi 3389

Rrëfimet e pejgamberëve · Transmetuesi: Urve ibn Zubejri

Shqip

Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi se Urve tregon se e ka pyetur Aishen (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruan e Pejgamberit ﷺ: “Çfarë mendon për ajetin: “Dhe, kur të dërguarit gati e humbën shpresën dhe menduan (u hamendën) se do të shpalleshin gënjeshtarë (nga populli i tyre)...”, (Jusuf, 110) ose, do të braktiseshin (nga Allahu Fuqiplotë)? - Përkundrazi, populli i tyre i shpalli gënjeshtarë, - tha Aishja. - Për Allahun, ata ishin plotësisht të bindur se populli i tyre i ka përgënjeshtruar, nuk ka qenë vetëm hamendje, - tha Urve. - O Ureje (Urve), ata kanë qenë plotësisht të bindur se populli i ka përgënjeshtruar, - tha Aishja. - Atëherë, ndoshta ajeti e ka kuptimin se do të braktiseshin? - pyeti Urve sërish. - Allahu na ruajttë! Pejgamberët asnjëherë nuk mendonin diçka të tillë për Zotin e tyre. Ndërkaq, sa i përket këtij ajeti, është fjala për pasuesit e pejgamberëve, të cilët kishin besuar Zotin e tyre dhe pejgamberëve të tyre, por sprova u zgjati shumë dhe u vonua ndihma ndaj tyre, saqë u bënë pesimistë nga pjesa tjetër e popullit që i përgënjeshtronin. Kështu, kur pejgamberët menduan se këta pasuesit e tyre i kanë përgënjeshtruar, u erdhi ndihma e Allahut. Imam Buhariu ka thënë: “Allahu i Lartësuar thotë: “... dhe mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut...” (Jusuf, 87)

Arabisht

حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ بُكَيْرٍ: حَدَّثَنَا اللَّيْثُ، عَنْ عُقَيْلٍ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ قَالَ: أَخْبَرَنِي عُرْوَةُ: أَنَّهُ سَأَلَ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - زَوْجَ النَّبِيِّ ﷺ: أَرَأَيْتِ قَوْلَهُ: ﴿حَتَّى إِذَا اسْتَيْأَسَ الرُّسُلُ وَظَنُّوا أَنَّهُمْ قَدْ كُذِبُوا...﴾ [يوسف: ١١٠] أَوْ كُذِبُوا؟ قَالَتْ: بَلْ كَذَّبَهُمْ قَوْمُهُمْ. فَقُلْتُ: وَاللَّهِ لَقَدِ اسْتَيْقَنُوا أَنَّ قَوْمَهُمْ كَذَّبُوهُمْ وَمَا هُوَ بِالظَّنِّ. فَقَالَتْ: يَا عُرَيَّةُ، لَقَدِ اسْتَيْقَنُوا بِذَلِكَ. قُلْتُ: فَلَعَلَّهَا أَوْ كُذِبُوا. قَالَتْ: مَعَاذَ اللَّهِ، لَمْ تَكُنِ الرُّسُلُ تَظُنُّ ذَلِكَ بِرَبِّهَا وَأَمَّا هَذِهِ الآيَةُ قَالَتْ: هُمْ أَتْبَاعُ الرُّسُلِ الَّذِينَ آمَنُوا بِرَبِّهِمْ وَصَدَّقُوهُمْ، وَطَالَ عَلَيْهِمُ الْبَلاَءُ، وَاسْتَأْخَرَ عَنْهُمُ النَّصْرُ حَتَّى إِذَا اسْتَيْأَسَتْ مِمَّنْ كَذَّبَهُمْ مِنْ قَوْمِهِمْ، وَظَنُّوا أَنَّ أَتْبَاعَهُمْ كَذَّبُوهُمْ جَاءَهُمْ نَصْرُ اللَّهِ. قَالَ أَبُو عَبْدِ اللَّهِ: اسْتَيْأَسُوا: اسْتَفْعَلُوا مِنْ يَئِسْتُ مِنْهُ مِنْ يُوسُفَ. ﴿... لاَ تَيْأَسُوا مِنْ رَوْحِ اللَّهِ...﴾ [يوسف: ٨٧]: مَعْنَاهُ مِنَ الرَّجَاءُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3389