Sahihu i Buhariut — Hadithi 339

Tejemumi · Transmetuesi: Amar ibn Jasiri

Shqip

Haxhaxhi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Hakemi, e ky nga Dherri, e ky nga Seid ibn Abdurrahman ibn Ebzai, se babai i tij, Abdurrahman ibn Ebzai transmeton se Amari (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e ka përshkruar tejemunin kështu: “Shuëbe (duke e përshkruar veprimin e Amarit:) Së pari i mëshoi tokës me pëllëmbët e duarve, pastaj i afroi ato te goja (dhe fryu në to), e më pastaj fshiu fytyrën dhe duart.” Nadri ka thënë: “Na ka rrëfyer Shuëbe, e ky nga Hakemi, e ky e ka dëgjuar Dherrin, e ky nga Ibn Abdurrahman ibn Ebzai.” Hakemi ka thënë: “E kam dëgjuar po ashtu Ibn Abdurrahmanin nga babai i tij se Amari ka thënë: “Toka e pastër është abdes i muslimanit në rastet kur nuk ka ujë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا حَجَّاجٌ قَالَ: أَخْبَرَنَا شُعْبَةُ: أَخْبَرَنِي الْحَكَمُ، عَنْ ذَرٍّ، عَنْ سَعِيدِ بْنِ عَبْدِ الرَّحْمَنِ بْنِ أَبْزَى، عَنْ أَبِيهِ: قَالَ عَمَّارٌ بِهَذَا، وَضَرَبَ شُعْبَةُ بِيَدَيْهِ الأَرْضَ، ثُمَّ أَدْنَاهُمَا مِنْ فِيهِ، ثُمَّ مَسَحَ وَجْهَهُ وَكَفَّيْهِ. وَقَالَ النَّضْرُ: أَخْبَرَنَا شُعْبَةُ عَنِ الْحَكَمِ قَالَ: سَمِعْتُ ذَرًّا يَقُولُ: عَنِ ابْنِ عَبْدِ الرَّحْمَنِ بْنِ أَبْزَى قَالَ الْحَكَمُ: وَقَدْ سَمِعْتُهُ مِنْ ابْنِ عَبْدِ الرَّحْمَنِ عَنْ أَبِيهِ قَالَ عَمَّارٌ: الصَّعِيدُ الطَّيِبَ وَضُوءُ الْمُسْلِمِ، يَكْفِيهِ مِنَ الْمَاءِ. قَالَ عَمَّارٌ: وَضُوءُ الْمُسْلِمِ، يَكْفِيهِ مِنَ الْمَاءِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/339