Sahihu i Buhariut — Hadithi 3391

Rrëfimet e pejgamberëve · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Abdullah ibn Muhamed Xhufiu më ka thënë: Na ka treguar Abdurrezaku, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Hemami se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Një ditë, teksa Ejubi ﷺ lahej i zhveshur, para tij ranë disa karkaleca të artë. Ejubi filloi t'i tubojë me dorë në rrobën e tij. Atëherë, Allahu e thirri: “O Ejub! A nuk të kam dhënë mjaftueshëm, që të mos kesh nevojë për këto që po sheh?” Ai tha: “Posi, o Zoti im, por nuk ngopem dot nga begatitë e Tua.”

Arabisht

حَ دَّثَنِي عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مُحَمَّدٍ الْجُعْفِيُّ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الرَّزَّاقِ: أَخْبَرَنَا مَعْمَرٌ، عَنْ هَمَّامٍ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه - عَنِ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: "بَيْنَمَا أَيُّوبُ يَغْتَسِلُ عُرْيَانًا خَرَّ عَلَيْهِ رِجْلُ جَرَادٍ مِنْ ذَهَبٍ، فَجَعَلَ يَحْثِي فِي ثَوْبِهِ، فَنَادَى رَبُّهُ يَا أَيُّوبُ، أَلَمْ أَكُنْ أَغْنَيْتُكَ عَمَّا تَرَى؟ قَالَ: بَلَى يَا رَبِّ، وَلَكِنْ لاَ غِنَى لِي عَنْ بَرَكَتِكَ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3391