Sahihu i Buhariut — Hadithi 34

Besimi · Transmetuesi: Abdullah ibn Amër ibn Asi

Shqip

Kabisa ibn Ukbe na ka thënë: Na ka treguar Sufjani nga Ameshi, e ky nga Abdullah ibn Murra, e ky nga Mesruku se Abdullah ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ai që i ka (këto) katër tipare është hipokrit i kulluar. Ndërkaq, ai që ka vetëm njërin prej tyre, atëherë ka një prej tipareve të hipokrizisë, derisa ta braktisë atë. Ato janë: 1. Kur i besohet, tradhton; 2. Kur flet, gënjen; 3. Kur premton, nuk e mban atë; 4. Kur polemizon, bëhet vulgar.” Transmetimin e Sufjanit e ka fuqizuar Shuëbe nga Ameshi.

Arabisht

حَدَّثَنَا قَبِيصَةُ بْنُ عُقْبَةَ قَالَ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ، عَنِ الأَعْمَشِ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ مُرَّةَ، عَنْ مَسْرُوقٍ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عَمْرٍو: أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ قَالَ: "أَرْبَعٌ مَنْ كُنَّ فِيهِ كَانَ مُنَافِقًا خَالِصًا، وَمَنْ كَانَتْ فِيهِ خَصْلَةٌ مِنْهُنَّ كَانَتْ فِيهِ خَصْلَةٌ مِنَ النِّفَاقِ حَتَّى يَدَعَهَا: ١. إِذَا اؤْتُمِنَ خَانَ، ٢. وَإِذَا حَدَّثَ كَذَبَ، ٣. وَإِذَا عَاهَدَ غَدَرَ، ٤. وَإِذَا خَاصَمَ فَجَرَ". تَابَعَهُ شُعْبَةُ عَنِ الأَعْمَشِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/34