Sahihu i Buhariut — Hadithi 3405

Rrëfimet e pejgamberëve · Transmetuesi: Abdullah ibn Mesudi

Shqip

Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Ameshi, e ky e ka dëgjuar Ebu Vailin se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “(Ditën e Hunejnit), kur Pejgamberi ﷺ shpërndau plaçkën e luftës, një burrë tha: “Nuk është synuar kënaqësia e Allahut me ndarjen e kësaj preje.” Unë shkova te Pejgamberi ﷺ dhe i tregova. Ai u zemërua aq shumë, saqë zemërimi i vërehej edhe në fytyrë, pastaj tha: “Allahu e mëshiroftë Musain! Është fyer edhe më rëndë se kaq, por ka duruar.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو الْوَلِيدِ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ، عَنِ الأَعْمَشِ قَالَ: سَمِعْتُ أَبَا وَائِلٍ قَالَ: سَمِعْتُ عَبْدَ اللَّهِ - رضى الله عنه - قَالَ: قَسَمَ النَّبِيُّ ﷺ قَسْمًا، فَقَالَ رَجُلٌ: إِنَّ هَذِهِ لَقِسْمَةٌ مَا أُرِيدَ بِهَا وَجْهُ اللَّهِ. فَأَتَيْتُ النَّبِيَّ ﷺ فَأَخْبَرْتُهُ، فَغَضِبَ حَتَّى رَأَيْتُ الْغَضَبَ فِي وَجْهِهِ، ثُمَّ قَالَ: "يَرْحَمُ اللَّهُ مُوسَى قَدْ أُوذِيَ بِأَكْثَرَ مِنْ هَذَا فَصَبَرَ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3405