Sahihu i Buhariut — Hadithi 3424

Rrëfimet e pejgamberëve · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Halid ibn Mahledi na ka thënë: Na ka treguar Mugire ibn Abdurrahmani, e ky nga Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Sulejmani, i biri Davudit ﷺ, ka thënë: “Sonte, do të bëj marrëdhënie me shtatëdhjetë gra, që secila të më lindë nga një kalorës që do të luftojë në rrugën e Allahut.” Shoqëruesi i vet i tha: " (Thuaj) inshallah (vetëm nëse Allahu do) !” Por, ai nuk tha. Kështu, asnjëra prej grave nuk mbeti shtatzënë, përveç njërës, e cila lindi një gjysmë njeriu. Sikur të kishte thënë “inshallah”, të gjithë (bijtë e tij) do të luftonin në rrugën e Allahut (si kalorës) .” Shuajbi dhe Ibn Ebu Zinadi na kanë thënë: "nëntëdhjetë" , - dhe kjo është më e sakta.

Arabisht

حَدَّثَنَا خَالِدُ بْنُ مَخْلَدٍ: حَدَّثَنَا مُغِيرَةُ بْنُ عَبْدِ الرَّحْمَنِ، عَنْ أَبِي الزِّنَادِ، عَنِ الأَعْرَجِ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ، عَنِ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: "قَالَ سُلَيْمَانُ بْنُ دَاوُدَ: لَأَطُوفَنَّ اللَّيْلَةَ عَلَى سَبْعِينَ امْرَأَةً تَحْمِلُ كُلُّ امْرَأَةٍ فَارِسًا يُجَاهِدُ فِي سَبِيلِ اللَّهِ، فَقَالَ لَهُ صَاحِبُهُ: إِنْ شَاءَ اللَّهُ. فَلَمْ يَقُلْ، وَلَمْ تَحْمِلْ شَيْئًا إِلاَّ وَاحِدًا سَاقِطًا إِحْدَى شِقَّيْهِ". فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "لَوْ قَالَهَا لَجَاهَدُوا فِي سَبِيلِ اللَّهِ". قَالَ شُعَيْبٌ وَابْنُ أَبِي الزِّنَادِ: "تِسْعِينَ". وَهُوَ أَصَحُّ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3424