{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/3436",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/3436",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 3436",
  "text": "Muslim ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Xherir ibn Hazimi, e ky nga Muhamed ibn Sirini se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Vetëm tri foshnja kanë folur qysh kur kanë qenë në djep: 1. Isai. 2. Ndër benu israilë ishte një burrë që quhej Xhurejxh. Një ditë, teksa falej, e thirri e ëma, por ai thoshte me vete: “Vallë, t'i përgjigjem apo të falem?” Atëherë nëna e tij tha: “O Zoti im, bëj që Xhurejxhi të mos vdesë pa hasur në fytyrat e lavireve!” Kështu, teksa Xhurejxhi ishte në faltoren e tij, një grua iu fut brenda dhe i foli për ta joshur, por ai refuzoi. Atëherë ajo shkoi te një çoban, të cilin e joshi dhe më pas lindi një fëmijë, për të cilin tha se e kishte me Xhurejxhin. Populli vajtën e ia prishën faltoren, e nxorën jashtë dhe filluan ta shajnë Xhurejxhin. Ai mori abdes, u fal, pastaj shkoi te foshnja dhe iu drejtua: “Oj foshnjë, kush është babai yt?” Foshnja iu përgjigj: “Çobani.” Atëherë, populli i thanë: “Po të ndërtojmë një faltore prej ari.” Por Xhurejxhi u tha: “Jo, vetëm prej balte.” 3. Një grua e benu israilëve, teksa po i jepte gji djalit të vet, pa një kalorës me famë, që po kalonte pranë dhe tha: “O Allah, bëje djalin tim sikurse ky!” Por, foshnja e la gjirin e nënës, u drejtua nga kalorësi dhe tha: “O Allah, mos më bëj si ai”, pastaj iu kthye gjirit dhe vazhdoi të thithte.” Ebu Hurejra thotë: “ Sikur po e shoh tani Pejgamberin ﷺ teksa po e thithte gishtin e vet (duke përshkruar veprimin e foshnjës)”, pastaj vazhdoi: “Pastaj, aty pranë kaloi një robëreshë dhe gruaja në fjalë tha: “O Allah, mos e bëj djalin tim sikurse kjo!” Por, foshnja ndaloi së thithuri dhe tha: “O Allah më bëj si ajo!” Nëna i tha të birit: “Pse kështu?” Ai iu përgjigj: “Kalorësi është diktator, ndërsa kjo robëreshë, së cilës i thonë: “Ke vjedhur e ke bërë zina”, porse nuk ka bërë diçka të tillë.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Rrëfimet e pejgamberëve",
    "position": 60,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/60/rrefimet-e-pejgambereve"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 3436",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Ebu Hurejra"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا مُسْلِمُ بْنُ إِبْرَاهِيمَ: حَدَّثَنَا جَرِيرُ بْنُ حَازِمٍ، عَنْ مُحَمَّدِ بْنِ سِيرِينَ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ، عَنِ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: \"لَمْ يَتَكَلَّمْ فِي الْمَهْدِ إِلاَّ ثَلاَثَةٌ: ١. عِيسَى، ٢. وَكَانَ فِي بَنِي إِسْرَائِيلَ رَجُلٌ يُقَالُ لَهُ: جُرَيْجٌ، كَانَ يُصَلِّي، فَجَاءَتْهُ أُمُّهُ فَدَعَتْهُ، فَقَالَ: أُجِيبُهَا أَوْ أُصَلِّي. فَقَالَتِ: اللَّهُمَّ لاَ تُمِتْهُ حَتَّى تُرِيَهُ وُجُوهَ الْمُومِسَاتِ. وَكَانَ جُرَيْجٌ فِي صَوْمَعَتِهِ، فَتَعَرَّضَتْ لَهُ امْرَأَةٌ وَكَلَّمَتْهُ فَأَبَى، فَأَتَتْ رَاعِيًا، فَأَمْكَنَتْهُ مِنْ نَفْسِهَا فَوَلَدَتْ غُلاَمًا، فَقَالَتْ: مِنْ جُرَيْجٍ. فَأَتَوْهُ فَكَسَرُوا صَوْمَعَتَهُ، وَأَنْزَلُوهُ وَسَبُّوهُ، فَتَوَضَّأَ وَصَلَّى ثُمَّ أَتَى الْغُلاَمَ فَقَالَ: مَنْ أَبُوكَ يَا غُلاَمُ؟ قَالَ: الرَّاعِي. قَالُوا: نَبْنِي صَوْمَعَتَكَ مِنْ ذَهَبٍ. قَالَ: لاَ إِلاَّ مِنْ طِينٍ، ٣. وَكَانَتِ امْرَأَةٌ تُرْضِعُ ابْنًا لَهَا مِنْ بَنِي إِسْرَائِيلَ، فَمَرَّ بِهَا رَجُلٌ رَاكِبٌ ذُو شَارَةٍ، فَقَالَتِ: اللَّهُمَّ اجْعَلِ ابْنِي مِثْلَهُ. فَتَرَكَ ثَدْيَهَا، وَأَقْبَلَ عَلَى الرَّاكِبِ فَقَالَ: اللَّهُمَّ لاَ تَجْعَلْنِي مِثْلَهُ. ثُمَّ أَقْبَلَ عَلَى ثَدْيِهَا يَمَصُّهُ - قَالَ أَبُو هُرَيْرَةَ: كَأَنِّي أَنْظُرُ إِلَى النَّبِيِّ ﷺ يَمَصُّ إِصْبَعَهُ - ثُمَّ مُرَّ بِأَمَةٍ فَقَالَتِ: اللَّهُمَّ لاَ تَجْعَلِ ابْنِي مِثْلَ هَذِهِ. فَتَرَكَ ثَدْيَهَا فَقَالَ: اللَّهُمَّ اجْعَلْنِي مِثْلَهَا. فَقَالَتْ: لَهُ ذَلِكَ؟ فَقَالَ: الرَّاكِبُ جَبَّارٌ مِنَ الْجَبَابِرَةِ، وَهَذِهِ الأَمَةُ يَقُولُونَ: سَرَقْتِ، زَنَيْتِ. وَلَمْ تَفْعَلْ\".",
    "albanian": "Muslim ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Xherir ibn Hazimi, e ky nga Muhamed ibn Sirini se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Vetëm tri foshnja kanë folur qysh kur kanë qenë në djep: 1. Isai. 2. Ndër benu israilë ishte një burrë që quhej Xhurejxh. Një ditë, teksa falej, e thirri e ëma, por ai thoshte me vete: “Vallë, t'i përgjigjem apo të falem?” Atëherë nëna e tij tha: “O Zoti im, bëj që Xhurejxhi të mos vdesë pa hasur në fytyrat e lavireve!” Kështu, teksa Xhurejxhi ishte në faltoren e tij, një grua iu fut brenda dhe i foli për ta joshur, por ai refuzoi. Atëherë ajo shkoi te një çoban, të cilin e joshi dhe më pas lindi një fëmijë, për të cilin tha se e kishte me Xhurejxhin. Populli vajtën e ia prishën faltoren, e nxorën jashtë dhe filluan ta shajnë Xhurejxhin. Ai mori abdes, u fal, pastaj shkoi te foshnja dhe iu drejtua: “Oj foshnjë, kush është babai yt?” Foshnja iu përgjigj: “Çobani.” Atëherë, populli i thanë: “Po të ndërtojmë një faltore prej ari.” Por Xhurejxhi u tha: “Jo, vetëm prej balte.” 3. Një grua e benu israilëve, teksa po i jepte gji djalit të vet, pa një kalorës me famë, që po kalonte pranë dhe tha: “O Allah, bëje djalin tim sikurse ky!” Por, foshnja e la gjirin e nënës, u drejtua nga kalorësi dhe tha: “O Allah, mos më bëj si ai”, pastaj iu kthye gjirit dhe vazhdoi të thithte.” Ebu Hurejra thotë: “ Sikur po e shoh tani Pejgamberin ﷺ teksa po e thithte gishtin e vet (duke përshkruar veprimin e foshnjës)”, pastaj vazhdoi: “Pastaj, aty pranë kaloi një robëreshë dhe gruaja në fjalë tha: “O Allah, mos e bëj djalin tim sikurse kjo!” Por, foshnja ndaloi së thithuri dhe tha: “O Allah më bëj si ajo!” Nëna i tha të birit: “Pse kështu?” Ai iu përgjigj: “Kalorësi është diktator, ndërsa kjo robëreshë, së cilës i thonë: “Ke vjedhur e ke bërë zina”, porse nuk ka bërë diçka të tillë.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/3436.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/3436.json"
  }
}