Sahihu i Buhariut — Hadithi 344

Tejemumi · Transmetuesi: Imran ibn Husajni

Shqip

Musededi na ka thënë: Më ka treguar Jahja ibn Seidi, e këtij i ka treguar Aufi, e këtij i ka treguar Ebu Rexhai se Imrani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në një prej udhëtimeve tona me Pejgamberin ﷺ, ecëm tërë natën. Nga fundi i natës, na mundi gjumi. Ç'gjë më të ëmbël se gjumi mund të ketë për një udhëtar (pas lodhjes)?! Gjumin na e nxori nxehtësia e diellit. I pari u zgjua filani, pastaj filani, pastaj filani, - Ebu Rexhai vazhdoi t'i përmendte me emra, por Aufi nuk i kujtonte. - I katërti me radhë u zgjua Omer ibn Hatabi. Pejgamberi ﷺ kishte zakon që, kur flinte, të mos e zgjonte askush, derisa zgjohej vetë, sepse nuk e dinim çfarë ndodhte gjatë gjumit të tij. Pasi Omeri u zgjua dhe pa çfarë u kishte ndodhur njerëzve (ikja e namazit), si njeri i rreptë që ishte, filloi ta ngrejë zërin duke thirrur tekbir dhe vazhdoi së ngrituri zërin, derisa Pejgamberit ﷺ i doli gjumi nga zëri i tij. Njerëzit filluan t'i ankohen Pejgamberit ﷺ për atë që u kishte ndodhur, e në atë rast ai u tha: “S'ka gjë, - ose ka thënë: Nuk prish punë, - zhvendosuni që këtej!” Të gjithë u zhvendosën dhe, nuk shkoi shumë, e Pejgamberi ﷺ u ndal, kërkoi enën për abdes, mori abdes e pastaj u thirr ezani për namaz. Ua fali njerëzve namazin e, pasi e mbaroi namazin, Pejgamberi ﷺ pa të shmangur mënjanë dikë që nuk ishte bashkëngjitur për t'u falur me xhemat, andaj e pyeti: “Çfarë të pengoi, o filan, që të mos falesh me xhemat?” Ai tha: “Jam bërë xhunub e nuk ka ujë (për pastrim).” Pejgamberi ﷺ i tha: “Shfrytëzoje dheun, se ajo të mjafton.” Vazhduan rrugën. Disa filluan të ankoheshin te Pejgamberi ﷺ se ishin etur. Ai u ndal dhe thirri një person, - të cilit Ebu Rexhai ia përmendi emrin, por Aufi e kishte harruar, - së bashku me Aliun, e u tha: “Dilni dhe kërkoni ujë.” U nisën dhe, në rrugë e sipër, takuan një grua të hipur në deve, e cila kishte dy kacekë, - ose ka thënë: dy shakuj, - me ujë. - Ku është burimi i ujit? - e pyetën. - Është nga (një vend në një) largësi sa të udhëtosh një ditë e një natë. Ndërkaq, burrat nuk janë të pranishëm (për shkak se kanë shkuar të kërkojnë ujë), - tha ajo. - Atëherë eja me ne, - i thanë ata. - Ku? - pyeti ajo. - Tek i Dërguari i Allahut ﷺ. - Tek ai për të cilin thonë se e ka ndërruar fenë? - pyeti ajo. - Pikërisht, prandaj eja me ne, - i thanë. E sollën te Pejgamberi ﷺ dhe i treguan për ndodhinë. E zbritën nga deveja, e Pejgamberi ﷺ kërkoi një enë, të cilën e mbushi me ujë nga grykët e kacekëve, - ose ka thënë: “Nga (grykët e) shakujve”, - pastaj ua lidhi grykat dhe i zgjidhi qepat. Pastaj, njerëzit u thirrën që të pinë dhe të marrin ujë. Piu kush piu e mori kush mori ujë dhe, në fund, ia mbushën një enë me ujë edhe atij që ishte bërë xhunub, të cilit Pejgamberi ﷺ i tha: “Shko e pastrohu me të.” Gruaja qëndronte në këmbë duke shikuar çfarë po ndodhte me ujin e saj. Betohem në Allahun se, edhe pse iu mor ujë nga enët, ato dukeshin më të fryra se në fillim. Pejgamberi ﷺ tha: “Tubojani pak ushqim.” Njerëzit filluan të tubojnë ushqime nga më të ndryshmet: hurma axhve, miell, qull dhe disa ushqime të tjera e ia vendosën në një bohçe dhe ia ngarkuan mbi deve. Bohçen e vendosën para saj. Pejgamberi ﷺ iu drejtua: “Dije mirë se, nuk ta kemi harxhuar ujin, por ne na ka furnizuar Allahu.” Ajo u kthye te familja e vet, të cilët po e prisnin dhe e pyetën: “Përse u vonove, oj filane?” Ajo tha: “Për çudi, më takuan dy burra dhe më dërguan tek ai njeriu, për të cilin thonë se e ka ndërruar fenë, dhe veproi kështu e ashtu. Betohem në Allahun se ai, ose është më magjistari ndër të gjithë njerëzit që ndodhen mes këtij e atij”, dhe bëri me gishtin tregues dhe të mesëm drejt qiellit, - duke nënkuptuar qiellin dhe tokën, - “ose me të vërtetë është i Dërguari i Allahut.” Që nga ajo ditë, sa herë që muslimanët i dërgonin ekspeditat luftarake tek idhujtarët e asaj krahine, kujdeseshin që të mos e goditnin lagjen e kësaj gruaje. Një ditë ajo iu drejtua popullit të vet: “Më duket se këta njerëz po ju kursejnë qëllimisht, kështu që a nuk po mendoni ta pranoni Islamin?” Ata e dëgjuan fjalën e saj dhe e pranuan Islamin. Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: “Fjala “saba” e ka kuptimin: e ka ndërruar fenë.” Ebu Alije ka thënë: “Sabiinët janë fraksion nga radhët e ithtarëve të Librit, të cilët e këndojnë Zeburin.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ قَالَ: حَدَّثَنِي يَحْيَى بْنُ سَعِيدٍ قَالَ: حَدَّثَنَا عَوْفٌ قَالَ: حَدَّثَنَا أَبُو رَجَاءٍ، عَنْ عِمْرَانَ قَالَ: كُنَّا فِي سَفَرٍ مَعَ النَّبِيِّ ﷺ وَإِنَّا أَسْرَيْنَا، حَتَّى إِذَا كُنَّا فِي آخِرِ اللَّيْلِ، وَقَعْنَا وَقْعَةً وَلاَ وَقْعَةَ أَحْلَى عِنْدَ الْمُسَافِرِ مِنْهَا، فَمَا أَيْقَظَنَا إِلاَّ حَرُّ الشَّمْسِ، فَكَانَ أَوَّلَ مَنِ اسْتَيْقَظَ فُلاَنٌ ثُمَّ فُلاَنٌ ثُمَّ فُلاَنٌ - يُسَمِّيهِمْ أَبُو رَجَاءٍ فَنَسِيَ عَوْفٌ - ثُمَّ عُمَرُ بْنُ الْخَطَّابِ الرَّابِعُ، وَكَانَ النَّبِيُّ ﷺ إِذَا نَامَ لَمْ يُوقَظْ حَتَّى يَكُونَ هُوَ يَسْتَيْقِظُ، لأَنَّا لاَ نَدْرِي مَا يَحْدُثُ لَهُ فِي نَوْمِهِ. فَلَمَّا اسْتَيْقَظَ عُمَرُ، وَرَأَى مَا أَصَابَ النَّاسَ، وَكَانَ رَجُلاً جَلِيدًا، فَكَبَّرَ وَرَفَعَ صَوْتَهُ بِالتَّكْبِيرِ، فَمَا زَالَ يُكَبِّرُ وَيَرْفَعُ صَوْتَهُ بِالتَّكْبِيرِ حَتَّى اسْتَيْقَظَ لِصَوْتِهِ النَّبِيُّ ﷺ فَلَمَّا اسْتَيْقَظَ شَكَوْا إِلَيْهِ الَّذِي أَصَابَهُمْ قَالَ: "لاَ ضَيْرَ - أَوْ لاَ يَضِيرُ - ارْتَحِلُوا". فَارْتَحَلَ فَسَارَ غَيْرَ بَعِيدٍ ثُمَّ نَزَلَ، فَدَعَا بِالْوَضُوءِ، فَتَوَضَّأَ وَنُودِيَ بِالصَّلاَةِ فَصَلَّى بِالنَّاسِ، فَلَمَّا انْفَتَلَ مِنْ صَلاَتِهِ إِذَا هُوَ بِرَجُلٍ مُعْتَزِلٍ لَمْ يُصَلِّ مَعَ الْقَوْمِ قَالَ: "مَا مَنَعَكَ يَا فُلاَنُ أَنْ تُصَلِّيَ مَعَ الْقَوْمِ؟" قَالَ: أَصَابَتْنِي جَنَابَةٌ وَلاَ مَاءَ. قَالَ: "عَلَيْكَ بِالصَّعِيدِ، فَإِنَّهُ يَكْفِيكَ". ثُمَّ سَارَ النَّبِيُّ ﷺ فَاشْتَكَى إِلَيْهِ النَّاسُ مِنَ الْعَطَشِ فَنَزَلَ، فَدَعَا فُلاَنًا - كَانَ يُسَمِّيهِ أَبُو رَجَاءٍ نَسِيَهُ عَوْفٌ - وَدَعَا عَلِيًّا فَقَالَ: "اذْهَبَا فَابْتَغِيَا الْمَاءَ". فَانْطَلَقَا فَتَلَقَّيَا امْرَأَةً بَيْنَ مَزَادَتَيْنِ - أَوْ سَطِيحَتَيْنِ - مِنْ مَاءٍ عَلَى بَعِيرٍ لَهَا: فَقَالاَ لَهَا: أَيْنَ الْمَاءُ؟ قَالَتْ: عَهْدِي بِالْمَاءِ أَمْسِ هَذِهِ السَّاعَةَ، وَنَفَرُنَا خُلُوفًا. قَالاَ لَهَا: انْطَلِقِي إِذًا. قَالَتْ: إِلَى أَيْنَ؟ قَالاَ: إِلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ. قَالَتِ: الَّذِي يُقَالُ لَهُ: الصَّابِئُ؟ قَالاَ: هُوَ الَّذِي تَعْنِينَ فَانْطَلِقِي. فَجَاءَا بِهَا إِلَى النَّبِيِّ ﷺ وَحَدَّثَاهُ الْحَدِيثَ قَالَ: فَاسْتَنْزَلُوهَا عَنْ بَعِيرِهَا وَدَعَا النَّبِيُّ ﷺ بِإِنَاءٍ، فَفَرَّغَ فِيهِ مِنْ أَفْوَاهِ الْمَزَادَتَيْنِ - أَوِ السَّطِيحَتَيْنِ - وَأَوْكَأَ أَفْوَاهَهُمَا، وَأَطْلَقَ الْعَزَالِيَ، وَنُودِيَ فِي النَّاسِ: اسْقُوا وَاسْتَقُوا. فَسَقَى مَنْ سَقَى، وَاسْتَقَى مَنْ شَاءَ، وَكَانَ آخِرَ ذَاكَ أَنْ أَعْطَى الَّذِي أَصَابَتْهُ الْجَنَابَةُ إِنَاءً مِنْ مَاءٍ قَالَ: "اذْهَبْ، فَأَفْرِغْهُ عَلَيْكَ". وَهِيَ قَائِمَةٌ تَنْظُرُ إِلَى مَا يُفْعَلُ بِمَائِهَا، وَايْمُ اللَّهِ! لَقَدْ أُقْلِعَ عَنْهَا، وَإِنَّهُ لَيُخَيَّلُ إِلَيْنَا أَنَّهَا أَشَدُّ مِلأَةً مِنْهَا حِينَ ابْتَدَأَ فِيهَا. فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "اجْمَعُوا لَهَا". فَجَمَعُوا لَهَا مِنْ بَيْنِ عَجْوَةٍ وَدَقِيقَةٍ وَسَوِيقَةٍ، حَتَّى جَمَعُوا لَهَا طَعَامًا، فَجَعَلُوهَا فِي ثَوْبٍ، وَحَمَلُوهَا عَلَى بَعِيرِهَا، وَوَضَعُوا الثَّوْبَ بَيْنَ يَدَيْهَا قَالَ لَهَا: "تَعْلَمِينَ مَا رَزِئْنَا مِنْ مَائِكِ شَيْئًا، وَلَكِنَّ اللَّهَ هُوَ الَّذِي أَسْقَانَا". فَأَتَتْ أَهْلَهَا، وَقَدِ احْتَبَسَتْ عَنْهُمْ فَقَالُوا: مَا حَبَسَكِ يَا فُلاَنَةُ؟ قَالَتِ الْعَجَبُ، لَقِيَنِي رَجُلاَنِ فَذَهَبَا بِي إِلَى هَذَا الَّذِي يُقَالُ لَهُ الصَّابِئُ، فَفَعَلَ كَذَا وَكَذَا. فَوَاللَّهِ! إِنَّهُ لأَسْحَرُ النَّاسِ مِنْ بَيْنِ هَذِهِ وَهَذِهِ. وَقَالَتْ بِإِصْبَعَيْهَا الْوُسْطَى وَالسَّبَّابَةِ، فَرَفَعَتْهُمَا إِلَى السَّمَاءِ - تَعْنِي السَّمَاءَ وَالأَرْضَ - أَوْ إِنَّهُ لَرَسُولُ اللَّهِ حَقًّا. فَكَانَ الْمُسْلِمُونَ بَعْدَ ذَلِكَ يُغِيرُونَ عَلَى مَنْ حَوْلَهَا مِنَ الْمُشْرِكِينَ، وَلاَ يُصِيبُونَ الصِّرْمَ الَّذِي هِيَ مِنْهُ، فَقَالَتْ يَوْمًا لِقَوْمِهَا: مَا أُرَى [أَنَّ] هَؤُلاَءِ الْقَوْمَ يَدَعُونَكُمْ عَمْدًا، فَهَلْ لَكُمْ فِي الإِسْلاَمِ؟ فَأَطَاعُوهَا فَدَخَلُوا فِي الإِسْلاَمِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/344