Sahihu i Buhariut — Hadithi 3449

Rrëfimet e pejgamberëve · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Nafiu, i çrobëruari i Katadja Ensariut, se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Vallë, si do të jetë gjendja juaj kur i biri i Merjemes do të ketë zbritur në mesin tuaj, ndërkohë imami juaj do të jetë nga vetë ju?!” Transmetimin e Zuhriut e fuqizon Ukajli dhe Evzaiu.

Arabisht

حَدَّثَنَا ابْنُ بُكَيْرٍ: حَدَّثَنَا اللَّيْثُ، عَنْ يُونُسَ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ، عَنْ نَافِعٍ، مَوْلَى أَبِي قَتَادَةَ الأَنْصَارِيِّ: أَنَّ أَبَا هُرَيْرَةَ قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "كَيْفَ أَنْتُمْ إِذَا نَزَلَ ابْنُ مَرْيَمَ فِيكُمْ وَإِمَامُكُمْ مِنْكُمْ؟" تَابَعَهُ عُقَيْلٌ وَالأَوْزَاعِيُّ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3449