Sahihu i Buhariut — Hadithi 345

Tejemumi · Transmetuesi: Shekik ibn Seleme

Shqip

Bishr ibn Halidi na ka thënë: Na ka treguar Muhamedi, gjegjësisht Gunderi, e ky nga Shuëbe, e ky nga Sulejmani se Ebu Vaili tregon se Ebu Musai i tha Abdullah ibn Mesudit (Allahu qoftë i kënaqur me ta!): - Nëse (dikush) nuk mund të gjejë ujë, atëherë a të mos falet? - Sikur t'ia lejoja dikujt këtë (tejemumim në rast të xhunubllëkut), atëherë sa herë që dikush (bëhet xhunub) dhe mban mot i ftohtë vepron kësisoj , - tha Abdullahu. Ebu Musai e sqaroi këtë me fjalët: “Merr tejemum dhe falet.” Ebu Musai tregon: “Pastaj i thashë: “E ku po mbetet fjala e Amarit drejtuar Omerit?” - Nuk më duket që Omeri është bindur nga fjala e Amarit, - ia ktheu Abdullahu.

Arabisht

حَدَّثَنَا بِشْرُ بْنُ خَالِدٍ قَالَ: حَدَّثَنَا مُحَمَّدٌ - هُوَ غُنْدَرٌ - عَنْ شُعْبَةَ، عَنْ سُلَيْمَانَ، عَنْ أَبِي وَائِلٍ قَالَ: قَالَ أَبُو مُوسَى لِعَبْدِ اللَّهِ بْنِ مَسْعُودٍ: إِذَا لَمْ تَجِدِ الْمَاءَ لاَ تُصَلِّي. قَالَ عَبْدُ اللَّهِ: لَوْ رَخَّصْتُ لَهُمْ فِي هَذَا، كَانَ إِذَا وَجَدَ أَحَدُهُمُ الْبَرْدَ قَالَ هَكَذَا - يَعْنِي تَيَمَّمَ وَصَلَّى ـ. وَ قَالَ: قُلْتُ: فَأَيْنَ قَوْلُ عَمَّارٍ لِعُمَرَ؟ قَالَ: إِنِّي لَمْ أَرَ عُمَرَ قَنِعَ بِقَوْلِ عَمَّارٍ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/345