{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/3465",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/3465",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 3465",
  "text": "Ismail ibn Halili na ka thënë: Na ka rrëfyer Ali ibn Mus'hiri, e ky nga Ubejdullah ibn Omeri, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ u ka treguar: “Tre persona nga popujt para jush, teksa po udhëtonin, i zuri shiu, andaj u strehuan në një shpellë, e cila, papritmas, u mbyll (nga një gur i madh) . Atëherë i thanë njëri-tjetrit: “O burra, betohem në Allahun se (tani) nuk do të na shpëtojë asgjë, përveç sinqeritetit (në Allahun) . Andaj, secili prej nesh ta lusë Allahun me ndonjë vepër që e ka vepruar sinqerisht.” Njëri tha: “O Allah! Ti e di që unë kisha marrë një punëtor me pagesë në këmbim të një shporte orizi, por ai u largua dhe e la pagesën. Më pas, shportën me oriz e mbolla dhe erdhi puna që me të (fitimin e saj) të blej ca lopë. Pas njëfarë kohe, ai u kthye ta kërkojë hisen e vet, andaj i thashë: “Shko tek ato lopë dhe merri të gjitha.” Më tha: “Te ti më ka mbetur vetëm një shportë me oriz.” I thashë: “Shko merri ato lopë, sepse janë fituar po me atë shportë oriz.” Kështu, ai i mori lopët. Prandaj, nëse këtë e kam bërë nga droja ndaj Teje, na e hap rrugën.” Atë çast, shkëmbi lëvizi pak. Tjetri tha: “O Allah! Ti e di që prindërit e mi kanë qenë të thyer në moshë dhe unë, çdo natë, u sillja qumësht të dhenve të mia. Mirëpo, një natë, u vonova dhe, kur u ktheva, prindërit i gjeta duke fjetur, ndërsa bashkëshortja dhe fëmijët gjëmonin nga uria. Por, unë kisha zakon të mos i ushqeja ata para prindërve, kurse, në anën tjetër, urreja t'ua prishja atyre gjumin, njëherazi urreja t'i lija pa qumësht e të dobësoheshin. Kështu, qëndrova duke i pritur deri në mëngjes. Prandaj, nëse këtë e kam bërë nga droja ndaj Teje, na e hap rrugën!” Atë çast, shkëmbi lëvizi pak, saqë mund ta shihnin qiellin. Tjetri tha: “O Allah! Ti e di se unë, një prej vajzave të xhaxhait tim, e dashuroja shumë dhe pata dashur ta joshja, por ajo pati refuzuar, përveç nëse ia jepja njëqind dinarë (e shtyrë nga skamja që e kishte goditur) . Kështu, punova derisa i mblodha (paratë) dhe ia dhashë, atëherë ajo ma dorëzoi veten. Por, kur u shtriva me të, më tha: “Kije frikë Allahun dhe mos ma prish virgjërinë pa kontratë martesore.” Kështu, nuk e preka, por u largova, si dhe ia lashë njëqind dinarët. Prandaj, nëse këtë e kam bërë nga droja ndaj Teje, na e hap rrugën!” Atëherë, Allahu ua hapi shpellën dhe dolën.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Rrëfimet e pejgamberëve",
    "position": 60,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/60/rrefimet-e-pejgambereve"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 3465",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Abdullah ibn Omeri"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ بْنُ خَلِيلٍ: أَخْبَرَنَا عَلِيُّ بْنُ مُسْهِرٍ، عَنْ عُبَيْدِ اللَّهِ بْنِ عُمَرَ، عَنْ نَافِعٍ، عَنِ ابْنِ عُمَرَ - رضى الله عنهما -: أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ قَالَ: \"بَيْنَمَا ثَلاَثَةُ نَفَرٍ مِمَّنْ كَانَ قَبْلَكُمْ يَمْشُونَ إِذْ أَصَابَهُمْ مَطَرٌ، فَأَوَوْا إِلَى غَارٍ، فَانْطَبَقَ عَلَيْهِمْ. فَقَالَ بَعْضُهُمْ لِبَعْضٍ: إِنَّهُ وَاللَّهِ يَا هَؤُلاَءِ لاَ يُنْجِيكُمْ إِلاَّ الصِّدْقُ، فَلْيَدْعُ كُلُّ رَجُلٍ مِنْكُمْ بِمَا يَعْلَمُ أَنَّهُ قَدْ صَدَقَ فِيهِ. فَقَالَ [وَاحِدٌ مِنْهُمُ]: اللَّهُمَّ إِنْ كُنْتَ تَعْلَمُ أَنَّهُ كَانَ لِي أَجِيرٌ عَمِلَ لِي عَلَى فَرَقٍ مِنْ أَرُزٍّ، فَذَهَبَ وَتَرَكَهُ، وَأَنِّي عَمَدْتُ إِلَى ذَلِكَ الْفَرَقِ فَزَرَعْتُهُ، فَصَارَ مِنْ أَمْرِهِ أَنِّي اشْتَرَيْتُ مِنْهُ بَقَرًا، وَأَنَّهُ أَتَانِي يَطْلُبُ أَجْرَهُ فَقُلْتُ لَهُ: اعْمِدْ إِلَى تِلْكَ الْبَقَرِ. فَسُقْهَا، فَقَالَ لِي: إِنَّمَا لِي عِنْدَكَ فَرَقٌ مِنْ أَرُزٍّ. فَقُلْتُ لَهُ: اعْمِدْ إِلَى تِلْكَ الْبَقَرِ فَإِنَّهَا مِنْ ذَلِكَ الْفَرَقِ، فَسَاقَهَا، فَإِنْ كُنْتَ تَعْلَمُ أَنِّي فَعَلْتُ ذَلِكَ مِنْ خَشْيَتِكَ، فَفَرِّجْ عَنَّا. فَانْسَاحَتْ عَنْهُمُ الصَّخْرَةُ. فَقَالَ الآخَرُ: اللَّهُمَّ إِنْ كُنْتَ تَعْلَمُ أَنَّهُ كَانَ لِي أَبَوَانِ شَيْخَانِ كَبِيرَانِ، فَكُنْتُ آتِيهِمَا كُلَّ لَيْلَةٍ بِلَبَنِ غَنَمٍ لِي، فَأَبْطَأْتُ عَلَيْهِمَا لَيْلَةً فَجِئْتُ وَقَدْ رَقَدَا وَأَهْلِي وَعِيَالِي يَتَضَاغَوْنَ مِنَ الْجُوعِ، فَكُنْتُ لاَ أَسْقِيهِمْ حَتَّى يَشْرَبَ أَبَوَاىَ، فَكَرِهْتُ أَنْ أُوقِظَهُمَا، وَكَرِهْتُ أَنْ أَدَعَهُمَا، فَيَسْتَكِنَّا لِشَرْبَتِهِمَا، فَلَمْ أَزَلْ أَنْتَظِرُ حَتَّى طَلَعَ الْفَجْرُ، فَإِنْ كُنْتَ تَعْلَمُ أَنِّي فَعَلْتُ ذَلِكَ مِنْ خَشْيَتِكَ، فَفَرِّجْ عَنَّا. فَانْسَاحَتْ عَنْهُمُ الصَّخْرَةُ، حَتَّى نَظَرُوا إِلَى السَّمَاءِ. فَقَالَ الآخَرُ: اللَّهُمَّ إِنْ كُنْتَ تَعْلَمُ أَنَّهُ كَانَ لِي ابْنَةُ عَمٍّ مِنْ أَحَبِّ النَّاسِ إِلَىَّ، وَأَنِّي رَاوَدْتُهَا عَنْ نَفْسِهَا فَأَبَتْ إِلاَّ أَنْ آتِيَهَا بِمِائَةِ دِينَارٍ، فَطَلَبْتُهَا حَتَّى قَدَرْتُ، فَأَتَيْتُهَا بِهَا فَدَفَعْتُهَا إِلَيْهَا، فَأَمْكَنَتْنِي مِنْ نَفْسِهَا، فَلَمَّا قَعَدْتُ بَيْنَ رِجْلَيْهَا، فَقَالَتِ: اتَّقِ اللَّهَ وَلاَ تَفُضَّ الْخَاتَمَ إِلاَّ بِحَقِّهِ. فَقُمْتُ وَتَرَكْتُ الْمِائَةَ دِينَارٍ، فَإِنْ كُنْتَ تَعْلَمُ أَنِّي فَعَلْتُ ذَلِكَ مِنْ خَشْيَتِكَ فَفَرِّجْ عَنَّا. فَفَرَّجَ اللَّهُ عَنْهُمْ، فَخَرَجُوا\".",
    "albanian": "Ismail ibn Halili na ka thënë: Na ka rrëfyer Ali ibn Mus'hiri, e ky nga Ubejdullah ibn Omeri, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ u ka treguar: “Tre persona nga popujt para jush, teksa po udhëtonin, i zuri shiu, andaj u strehuan në një shpellë, e cila, papritmas, u mbyll (nga një gur i madh) . Atëherë i thanë njëri-tjetrit: “O burra, betohem në Allahun se (tani) nuk do të na shpëtojë asgjë, përveç sinqeritetit (në Allahun) . Andaj, secili prej nesh ta lusë Allahun me ndonjë vepër që e ka vepruar sinqerisht.” Njëri tha: “O Allah! Ti e di që unë kisha marrë një punëtor me pagesë në këmbim të një shporte orizi, por ai u largua dhe e la pagesën. Më pas, shportën me oriz e mbolla dhe erdhi puna që me të (fitimin e saj) të blej ca lopë. Pas njëfarë kohe, ai u kthye ta kërkojë hisen e vet, andaj i thashë: “Shko tek ato lopë dhe merri të gjitha.” Më tha: “Te ti më ka mbetur vetëm një shportë me oriz.” I thashë: “Shko merri ato lopë, sepse janë fituar po me atë shportë oriz.” Kështu, ai i mori lopët. Prandaj, nëse këtë e kam bërë nga droja ndaj Teje, na e hap rrugën.” Atë çast, shkëmbi lëvizi pak. Tjetri tha: “O Allah! Ti e di që prindërit e mi kanë qenë të thyer në moshë dhe unë, çdo natë, u sillja qumësht të dhenve të mia. Mirëpo, një natë, u vonova dhe, kur u ktheva, prindërit i gjeta duke fjetur, ndërsa bashkëshortja dhe fëmijët gjëmonin nga uria. Por, unë kisha zakon të mos i ushqeja ata para prindërve, kurse, në anën tjetër, urreja t'ua prishja atyre gjumin, njëherazi urreja t'i lija pa qumësht e të dobësoheshin. Kështu, qëndrova duke i pritur deri në mëngjes. Prandaj, nëse këtë e kam bërë nga droja ndaj Teje, na e hap rrugën!” Atë çast, shkëmbi lëvizi pak, saqë mund ta shihnin qiellin. Tjetri tha: “O Allah! Ti e di se unë, një prej vajzave të xhaxhait tim, e dashuroja shumë dhe pata dashur ta joshja, por ajo pati refuzuar, përveç nëse ia jepja njëqind dinarë (e shtyrë nga skamja që e kishte goditur) . Kështu, punova derisa i mblodha (paratë) dhe ia dhashë, atëherë ajo ma dorëzoi veten. Por, kur u shtriva me të, më tha: “Kije frikë Allahun dhe mos ma prish virgjërinë pa kontratë martesore.” Kështu, nuk e preka, por u largova, si dhe ia lashë njëqind dinarët. Prandaj, nëse këtë e kam bërë nga droja ndaj Teje, na e hap rrugën!” Atëherë, Allahu ua hapi shpellën dhe dolën.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/3465.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/3465.json"
  }
}