Sahihu i Buhariut — Hadithi 3466

Rrëfimet e pejgamberëve · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e këtij i ka treguar Ebu Zinadi, e ky nga Abdurrahmani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Teksa një grua po i jepte gji djalit të vet, një kalorës me famë kaloi pranë dhe ajo tha: “O Allah, mos ia merr shpirtin tim biri pa e bërë si ky! Por, (foshnja) tha: “O Allah, mos më bëj si ai!” Sakaq iu kthye gjirit dhe vazhdoi të thithte. Pastaj, aty pranë sollën zvarrë një grua, të cilën njerëzit e ngacmonin dhe gruaja në fjalë tha: “O Allah, mos e bëj djalin tim si kjo!” Por, (foshnja) tha: “O Allah, më bëj si ajo!” Pastaj tha: “Kalorësi është jobesimtar, ndërsa kësaj gruaje njerëzit i thonë se ka bërë prostitucion, por ajo ua ktheu: “Më mjafton Allahu" - dhe i thonë se ka vjedhur, ndërsa ajo ua kthen: “Më mjafton Allahu .”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو الْيَمَانِ: أَخْبَرَنَا شُعَيْبٌ: حَدَّثَنَا أَبُو الزِّنَادِ، عَنْ عَبْدِ الرَّحْمَنِ: حَدَّثَهُ أَنَّهُ، سَمِعَ أَبَا هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه -: أَنَّهُ سَمِعَ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ يَقُولُ: "بَيْنَمَا امْرَأَةٌ تُرْضِعُ ابْنَهَا إِذْ مَرَّ بِهَا رَاكِبٌ وَهِيَ تُرْضِعُهُ، فَقَالَتِ: اللَّهُمَّ لاَ تُمِتِ ابْنِي حَتَّى يَكُونَ مِثْلَ هَذَا. فَقَالَ: اللَّهُمَّ لاَ تَجْعَلْنِي مِثْلَهُ. ثُمَّ رَجَعَ فِي الثَّدْىِ، وَمُرَّ بِامْرَأَةٍ تُجَرَّرُ وَيُلْعَبُ بِهَا فَقَالَتِ: اللَّهُمَّ لاَ تَجْعَلِ ابْنِي مِثْلَهَا. فَقَالَ: اللَّهُمَّ اجْعَلْنِي مِثْلَهَا. فَقَالَ: أَمَّا الرَّاكِبُ فَإِنَّهُ كَافِرٌ، وَأَمَّا الْمَرْأَةُ فَإِنَّهُمْ يَقُولُونَ لَهَا: تَزْنِي. وَتَقُولُ: حَسْبِي اللَّهُ. وَيَقُولُونَ: تَسْرِقُ. وَتَقُولُ: حَسْبِي اللَّهُ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3466